×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    PSD kërkon nga Qeveria të reagojë për rritjen e çmimeve

    FrontOnline
    21 Tetor 2021

    Partia Socialdemokrate ka thënë se rritja e çmimeve në vend do të godasë të gjithë ata të cilët paguhen me paga fikse.

    PSD ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të punojë në këtë drejtim, duke hequr taksat për produktet bazë siç janë mielli, qumështi, vaji, kripa, sheqeri, pecetat menstruale.

    “Kosova është duke u përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve. Kjo rritje ka ndodhur si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës dhe paralajmërimeve të rritjes së çmimeve të rrymës. Kjo ka pasur ndikim tek çmimet e produkteve esenciale. Rritja e çmimeve të produkteve si mielli 28%, vaji 40%, sheqeri 12%, sipas tregut e zvogëlon fuqinë blerëse të parasë të cilën e kemi (pra e ul vlerën e saj) që do të thotë se me 10 eurot e tua me një rritje prej 24 % të çmimit të produkteve ju do mund të blini sipas fuqisë së saj të mbetur sikur të kishit vetëm 7.60 Euro me çmimet aktuale apo për të blerë produktet e njëjta të cilat keni blerë me 10 Euro, ju duhet të i shpenzoni tash mbi 12.40 Euro. Të goditurit nga ky inflacion prej 24%, i cili sipas lëvizjeve të çmimeve të naftës dhe rrymës pritet te shkojë deri në 40%, janë dhe do te jenë të gjithë ata të cilët paguhen me paga fikse si: shërbyesit civil, stafi shëndetësor, punëtorët e sektorit privat të cilët paguhen me paga fikse, rastet sociale dhe pensionistët”.

    PSD thotë se ky inflacion tek ne i prekë të gjithë mirëpo, i theksuar do të jetë tek shtresat të cilat kanë të ardhura të ulëta, pra minimale e ku ajo e ardhur edhe ashtu nuk ka plotësuar nevojat e tyre.

    “Pensionistët nga e hyra e tyre prej 100 Euro do të goditen me ulje të fuqisë blerëse prej 24-40 Euro, pra fuqia blerëse e 100 Eurove të marra si pension do të mbetet sikur pensioni i tyre të ishte vetëm 60-76 Euro”.

    “Sipas Organizatës se Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, në 12 muajt e fundit, çmimet globale të ushqimit janë rritur 33 % në produktet bazë si vaji vegjetal, drithërat dhe mishi. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ndikimi do të ndihet më shumë nga konsumatorët në tregjet në zhvillim dhe vendet në zhvillim që luftojnë me efektet e pandemisë. Kosova është e ekspozuar ndaj këtyre rritjeve, duke qenë se valutën monetare e ka euron, dhe në anën tjetër mallrat kryesore i merr nga importi”.

    Sipas PSD-së, Qeveria e Kosovës do të duhej të punonte në dy drejtime: Njëri drejtim duhet të merret me gjendjen akute, tjetri me atë afatgjate. Rritja e prodhimtarisë vendore, përveç që është e pamjaftueshme, ajo don kohë dhe kërkon vizion.

    “Në ndërkohë që qytetarët janë keq sot dhe tani. Në anën tjetër, qasja nuk duhet të jetë shabllonike, as sa i përket ndërhyrjes në strukturat shoqërore, e as në llojet e produkteve. Disa kategori janë të prekura më tepër nga dhuna ekonomike, si dhe disa produkte janë më esenciale se disa tjera”.

    PSD thotë se përshkallëzimi është një metodë e ndërhyrjes në pabarazitë e shtresëzuara historikisht.

    “Në kushte pabarazie, sheshimi i dallimeve vetëm sa i thellon ato. Qytetari nuk është vetëm konsumator, ndërsa Qeveria nuk guxon të jetë veç spektatore. Ndërhyrjet janë të domosdoshme dhe urgjente. Pandemia COVID -19, ka lënë pas vete gjendje të rënduar ekonomike, përveç asaj shëndetësore. Intervenimet nga ministritë përkatëse dhe vendosja e alarmit nga Qeveria e Kosovës për ngritjen dramatike të çmimeve janë të vonuara. Frazat populliste për rritjen e pagës minimale, impaktin në rritje të standardit, siç duket do ta ketë të pavërejtshëm dhe pa efekt real në mirëqenie”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    KEDS-i sot po bën aksione intensive në përcjellje edhe të Policisë së Kosovës kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Në aksionin e e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që të mbahej takimi...
    Të tjera
    Sport15 Janar 2025
    Interi sonte luan ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së. Atyre po u ecën vaj në kampionat ku...
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...
    Vip15 Janar 2025
    Me plot energji ka nisur sot ditën Gresa. Ajo madje u ngazëllye edhe me shijen e Vëllait të Madh, ndërsa u zgjodhi...
    Vip15 Janar 2025
    Mbërritja e zarfit të zi nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpi është bërë temë diskutimi mes të gjithë banorëve. Edhe Sara e...
    Vip15 Janar 2025
    Leo ka bërë një deklaratë aspak të pritshme mbi ato që shprehet se i ka thënë Driloni. Ai u shpreh se ato...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.