×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD: 1 maji i gjen punëtorët në ballë të luftës kundër COVID-19

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Partia Socialdemokrate përmes një reagimi publik ka thënë se 1 maj i gjen punëtorët në ballë të luftës kundër coronavirusit.

    PSD thotë se shumica e punëtorëve janë pa sigurime shëndetësore e të keq-paguar.

    “Në mbarë botën, 1 Maji i gjen punëtorët në ballë të luftës kundër virusit COVID/19. Shumica dërmuese e atyre që po quhen punëtorë esencialë, janë punonjës të shërbimeve, të keqpaguar, pa sigurime shëndetësore e shpesh pa mjetet e nevojshme për përballje me pandeminë. Janë mjekët, pastruesit, furrtarët, infermierët e policët që sot rrezatojnë jetë e po japin shpresë”, thuhet në reagimin e PSD-së.

    Reagimi i plotë:

    “Plot 134 vjet më parë, më 1 Maj 1886 punëtorët e Çikagos u hodhën në grevë kundër shfrytëzimit të shfrenuar, për ditën 8 orëshe të punës. Kjo ditë është dëshmi se arritjet e deritashme nuk janë dhurata që vijnë prej gjenerozitetit të kapitalit, por rezultate të përpjekjeve e organizimit.

    Në mbarë botën, 1 Maji i gjen punëtorët në ballë të luftës kundër virusit COVID/19. Shumica dërmuese e atyre që po quhen punëtorë esencialë, janë punonjës të shërbimeve, të keq-paguar, pa sigurime shëndetësore e shpesh pa mjetet e nevojshme për përballje me pandeminë. Janë mjekët, pastruesit, furrtarët, infermierët e policët që sot rrezatojnë jetë e po japin shpresë.

    Por, a nuk ka qenë kështu gjithmonë? Është puna e punëtorit e punëtores që ka ndërtuar botën. Ura, rrokaqiej e qytete; fabrika e uzina; është fitimi nga puna e puna e punëtorëve kusht për investimet në shkencë që mundësuan zbulimet epokale.

    Punëtoria është kusht për ekzistencë, prandaj është mundësi për barazi. Pa rezistencën punëtore nuk do t’i avanconim as të drejtat demokratike si e drejta e votës, deri vonë ato lidheshin me statusin ekonomik; edhe të drejtat në fushën e barazisë gjinore gratë punëtore i kishin në qendër të betejës. Pandemia na mësoi se ndërhyrjet neoliberale sikur ato që shëndetësinë ia ekspozuan tregut, janë politika jo humane që duhet të marrin fund.

    Elementi përbashkues e universal i kësaj pandemie anembanë globit janë punëtorët. Vendi i tyre në strukturën shoqërore jehon: ”ekziston vetëm një botë”. Në anën tjetër e kemi shtetin: përçarës, konkurrues, por edhe shtypës. Pandemia, jo rrallë u pa si mundësi për të marrë kontroll mbi trupat e njerëzve, duke pushtuar hapësirën demokratike e cenuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Fatkeqësisht, në këtë radhë është edhe emri i vendit tonë Kosovës.

    Qeveria aktuale, jo që ka braktisur të kaluarën e majtë dhe premtimet për taksë progresive, për më tepër ajo ka ka ndjekur modelin konservator neoliberal edhe kur ka tentuar të përgjigjet karshi pandemisë. Kriteret e ndërlikuara, shuma e ultë do të ndikojnë në numër të vogël të përfituesve, dhe pastaj me shumë të vogël të shpenzimeve të përgjithshme. Si rezultat, nuk do të kemi kërkesë agregate të rritur për t’u rimëkëmbur nga tatëpjeta e rënies”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.