×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Provimi për patent shofer, arrestohet një person për ryshfet

    FrontOnline
    14 Korrik 2021

    Policia ka arrestuar një person pasi i njëjti ka kërkuar 550 euro në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer.

    Ky rast ka ndodhur në Gjakovë, ndërsa i dyshuari është arrestuar, intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti mbetet nën hetime nga NJRHKEK Gjakovë.

    Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

    Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – përkatësisht NJRHKEK Gjakovë pas pranimit të informacionit nga një ankues se i janë kërkuar para në vlerë prej 550 € në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake kanë ndërmarr veprimet hetimore të nevojshme per sigurimin e provave që vertetojnë se i dyshuari R.Z. (1961), ka konsumuar elementet e veprës penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” neni 309 i KPRK-së.

    Sot më datë 14.07.2021, i dyshuari i lartshënuar është arrestuar, intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti mbetet nën hetime nga NJRHKEK Gjakovë.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saja ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale./FrontOnline

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Drejtoresha e degës së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Mary Eileen Devitt, ka thënë të martën...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku, sonte ka vizituar Vushtrrinë. Ai përmes një postimi në Facebook, tha se familjet kosovare meritojnë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Për të shënuar 25 vjetorin e themelimit të USAID-it, në hapësirat e Klan Arenës u organizua një pritje. Në mesin e të...
    Të tjera
    Sport22 Tetor 2024
    Mërgim Berishën ka shkaktuar një problem te Hoffenheim dhe klubi e ka dënuar për këtë gjë, duke mos e ftuar në skuadër...
    Lajme22 Tetor 2024
    Dritero Arifi ,njohës i çështjeve të politikës është deklaruar për FrontOnline për vizitën e James O’Brien në Kosovë dhe ka thënë e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar audio-incizimet Kusari-Radoiçiq dhe për, siç tha ai, inspektimet e veteranëve të luftës,...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Qeveria italiane miratoi të hënën një ligj të ri që synon të tejkalojë pengesat juridike për zbatimin e marrëveshjes së debatueshme me...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është takuar me Haluk Bayraktarin, shefin e kompanisë që prodhon dronët e njohur turk....
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Presidenti Bajram Begaj u takua sot në Sarajevë me kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq, si dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.