-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Protestuesit në Francë e gjuajnë me ngjyrë të kuqe Ministrinë e Shëndetësisë

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Protestuesit francezë të shtunën e kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe Ministrinë e Shëndetësisë së këtij shteti, për të simbolizuar gjakun e atyre të cilët kanë vdekur nga COVID-19 dhe kundër kushteve të dobëta të punonjësve shëndetësorë në sektorin publik.

    “Me vite të tëra, punonjësit shëndetësorë na kanë paralajmëruar se nuk kanë burime të mjaftueshme sa i përket stafit, shtretërve dhe pajisjeve, në mënyrë që njerëzit të marrin kujdesin e duhur”, tha Aurelie Trouve, zëdhënëse e grupit aktivist Attac që ishte prapa protestës, raporton Reuters.

    Ata gjithashtu vendosën një medalje gjigande ku shkruante “Medalja e Përbuzjes” në shkallët e Ministrisë së Shëndetësisë, për të theksuar dështimin e qeverisë në përfilljen e brengave të punonjësve mjekësorë.

    Qeveria e Presidentit Emanuael Macron ka vendosur të paguajë një bonus prej 1,500 eurove për punonjësit shëndetësorë në sektorin publik, si mirënjohje për rolin e tyre gjatë pandemisë.

    Sidoqoftë shumica e punonjësve në këtë sektor ndihen se qeveria duhet të bëjë më shumë për ta, ku javën që shkoi u mbajt një protestë nga ana e punonjësve mjekësorë ku edhe shpërtheu dhuna.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Mars 2025
    Shërbimet e Policisë iu erdhën në ndihmë tre turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e...
    Bota/Rajoni24 Mars 2025
    Një incident i rëndë ka shpërthyer pas zbulimit se disa zyrtarë të lartë të administratës Trump shpërndanë informacione të klasifikuara përmes një...
    Bota/Rajoni24 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha mori pjesë sot në promovimin e titujve të librave të autorit Adnan Merovci: “Një...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisw ka marrë vendim që të bëjë ndalesë të të importit të kafshëve të gjalla dhe produkteve të...
    Lajme24 Mars 2025
    Instituti Atlas ka propozuar heqjen e TVSh-së si masë konkrete për të ulur çmimin e energjisë elektrike në Kosovë deri në 44...
    Sport24 Mars 2025
    Kombëtarja e Shqipërisë po avancon me rezultat 2-0 ndaj Andorrës pas 45 mintuave të parë në ‘Air Albania Stadium’. Ndeshja që po...
    Bota/Rajoni24 Mars 2025
    Një plagosje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në ambientet e një lokali në lagjen Çelepias të Beratit. Sipas të...
    Lajme24 Mars 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka lëshuar një komunikatë me rastin e 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në...
    Bota/Rajoni24 Mars 2025
    34 persona fizik dhe 3 juridik deri më tani janë të përfshirë në dy hetimet e Prokurorisë në lidhje me tragjedinë në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.