×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Protestuesit e zemëruar i vënë flakën dhe e rrëzojnë statujën e George Washington

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Një turmë protestuesish amerikanë u mblodhën rreth statujës së George Washington në Portland, Oregon, gjatë natës së mbrëmshme duke i vënë flakën para se ta rrëzonin statujën në tokë.

    Fotografitë dhe videot nga vendi i ngjarjes treguan se në statujë fillimisht ishin vendosur mbishkrimet “Kolonist gjenocidial”, “BLM” dhe “Big Floyd”, siç shkruan CNN me sa duket duke iu referuar George Floyd, i cili vdiq muajin e kaluar në duart e policisë së Minneapolis, transmeton Reporteri.

    Gjithashtu, aty ishte shkruar viti 1619, që është një referencë për vitin kur u sollën skllevërit e parë në atë që tani njihet si Shtetet e Bashkuara.

    Policia e Portlandit tha që grupi i protestuesve u largua dhe nuk ka pasur arrestime.

    Të Dielën, protestuesit po ashtu rrëzuan një statujë të Thomas Jefferson jashtë një shkolle të mesme në Portland dhe edhe aty shkruajtën emrin e Geogre Floyd, shkruan CNN.

    Një lëvizje e tillë po ndodh në të gjithë botën. Protestuesit e anti-racizmit në Britani rrëzuan statujën e tregtarit të skllevërve Edward Colston dhe e hodhën atë në një lumë.

    Figurat e tjera të diskutueshme – përfshirë Winston Churchill – janë shënjestruar. Belgjika ka filluar gjithashtu heqjen e statujave të ish-mbretit Leopold II, i njohur për brutalin e tij.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.