Zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu ka propozuar që ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla të shpallet qytetare nderi në Bujanoc.
Këtë e bëri të ditur ai përmes një postimi ku thotë që si shënjë falënderimi do të propozojë që Kuvendi Komunal i Bujanocit në një selancë solemne, ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajn dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stubllën të i shpallë qytetarë nderi.
Musliu thotë që propozimet dhe politikat e tyre unifikuese dhe paqësore duhet të jenë shembull për çdokend në rajon, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i shërbehet paqes dhe stabilitetit rajonal.
Njoftimi i plotë:
U jam shumë mirënjohës iniciativave dhe aktiviteteve vëllazërore dhe shumë miqësore të ministrave të jashtëm të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës z. Gent Cakaj dhe znj. Meliza Haradinaj Stublla, për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës. Propozimet dhe politikat e tyre unifikuese dhe paqësore duhet të jenë shembull për çdokend në rajon, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i shërbehet paqes dhe stabilitetit rajonal. Andaj, duke i pasur parasysh të gjitha këto, në cilësinë e zv/kryetarit të Komunës së Bujanocit, në shenjë falënderimi për këto dy personalitete shumë të respektuara, propozoj që Kuvendi Komunal i Bujanocit, në një seancë solemne, z. Cakaj dhe znj. Haradinaj Stublla t’i shpallë qytetarë nderi të Komunës së Bujanocit.