×
  • Lajme
  • Lajme

    Propozimi për shuarjen e Departamentit Special Anti-Korrupsion në Policinë e Kosovës, reagon IKD

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Propozimi për shuarjen e Departamentit Special Anti-Korrupsion në Policinë e Kosovës, reagon IKD

    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës, rreth propozimit për shuarjen e Departamentit Special Anti-Korrupsion në Policinë e Kosovës.

    Nga IKD thonë se shqyrtimi i mundësisë së shfuqizimit dhe shpërbërës së kësaj Task Force pa asnjë konsultim publik, mund të shihet si hakmarrje e politikës ndaj zyrtarëve të kësaj Task Force.

    “Në këtë drejtim vendimi i Qeverisë për të shqyrtuar mundësinë e shfuqizimit dhe shpërbërjes së kësaj Task Force pa asnjë konsultim publik qoftë në rrafshin institucional apo në raport më partnerët ndërkombëtare dhe shoqërinë civile mund të shihet si hakmarrje e politikës ndaj zyrtarëve të kësaj Task Force. Për më tepër lidhur me punën e kësaj Task Force për çdo vit, Raporti i Progresit të Bashkimit Evropian, ka kërkuar që të promovohet puna e kësaj Task Force, duke përfshirë kërkesën që kjo Task Forcë të specializohet edhe më tutje për të ushtruar mandatin e saj në shërbim të PSRK-së”, thuhet në reagimin e IKD-së.

    Tutje në reagim thuhet se tendenca e Qeverisë për të shuar institucionet që veprojnë për më shumë se 10 vite në luftën kundër korrupsionit po shihet si hakmarrje e qeverisë për hetimet e kryera nga Task Forca.

    “Në këtë drejtim, tendenca e Qeverisë së Kosovës për të shuar institucione që veprojnë për më shumë se 10 vite në luftën kundër korrupsionit, pa analizë dhe konsultim publik më akterët kompetent në Kosovë, shihet si hakmarrje e Qeverisë për hetimet e kryera nga kjo Task Forcë ndaj një numri të madh të anëtarëve të partive politike që kanë pozita udhëheqëse, e veçanërisht të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, raste të cilat kryesisht kanë dështuar në organet e ndjekjes dhe gjyqësorit”, thuhet mes tjerash në reagim.

    Po ashtu IKD është deklaruar edhe vendimet e fundit për shkarkimet nga Qeveria Hoti.

    “Vendimi për shuarjen e kësaj Task Force hyn në vazhdën e vendimeve ad-hoc të Qeverisë dhe shkarkimit të Drejtorit të Policisë, Drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Drejtorit të Doganave të Kosovës, pa analizë adekuate, pa informim adekuat të publikut lidhur me bazën mbi të cilat janë bazuar këto vendime dhe që në publik perceptohen si mjete për të kapur institucionet kryesore ligj-zbatuese në Kosovë që kanë kompetencë luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit”, thuhet në reagim.

    Ndërkaq, IKD rekomandon Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarr veprime të njëanshme që cenojnë drejpërdrejt politikat e veta.

    “IKD rekomandon Qeverinë e Kosovës, që mos të ndërmerr veprime të një anshme, që cenojnë drejtpërdrejtë politikat e veta, duke marrë vendime, të cilat në publik kuptohen si vendime të marra në qëllim të kapjes së institucioneve të pavarura. Ky propozim vendim për shuarjen e Task Forcës, bie në kundërshtim me procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, hedhë poshtë të gjitha investimet e bëra nga partnerët ndërkombëtarë në profilizimin e hetuesve në luftën kundër korrupsionit dhe paraqet mesazhin më të keq për institucionet e pavarura se kushdo që vepron në kundërshtim me interesat e politikës, do ta ketë fatin e njëjtë”, theksohen në reagim.

    Në realitet Departamenti Special Anti-Korrupsion (DSAK) apo e ashtuquajtur “Task Forca Anti-Korrupsion” është pjesë Policisë së Kosovës e cila vepron si njësi e specializuar në kuadër të Departamentit të Hetimeve dhe mbikëqyret nga PSRK.

    DSAK është themeluar në bazë të Vendimit të Qeverisë nr-02/110 të datës 26.02.2010, për hetimin e “rasteve të ndjeshme të karakterit të korrupsionit dhe financiar” [1]ne kuadër të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Vendimi i Qeverisë ka përcaktuar përfshirjen edhe të prokurorëve të EULEX-it edhe atyre vendor në DSAK, si dhe oficerët e policisë dhe ekspertët tatimor[2].

    Aktualisht DSAK përbëhet nga prokurorët special dhe 30 hetues policor. Kryen hetime në bashkëpunim me dhe nën mbikëqyrjen e PSRK-së. Në të njëjtën kohë, ne bazë të raporteve, del se Shefi i PSRK-së shërben si koordinator i hetimeve të përbashkëta dhe procesit të ndjekjes penale për rastet më të rënda. Andaj, mund të thuhet se DSAK është lloj ose precedent i policisë gjyqësore në sistemin e drejtësisë kosovare.

    Sipas DSAK pas përfundimit të hetimeve paraprake, Departamenti gjithashtu bashkëpunon edhe me Zyrat e Prokurorive Themelore kur është e përshtatshme. Edhe pse në pajtim me Ligjin për Prokurorinë Speciale, PSRK-ja mund të koordinojë dhe drejtojë hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve që bien nën kompetencën e saj ekskluzive ose kompetencat plotësuese përmes zyrave të prokurorëve të ndryshëm që punojnë në Kosovë, as në legjislacionin primar as në aktet nënligjore nuk ka referenca ndaj dispozitave procedurale për kryerjen e hetimeve të përbashkëta nga PSRK dhe DSAK.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka ndarë mendjen tashmë për formacionin anti-Çeki në kuadër të Ligës së Kombeve. Shqipëria është nikoqire...
    Vip16 Nëntor 2024
    Dy banorët e rinj të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edi dhe Anisa kanë qëndruar bashkë. Ajo ka kërkuar që t’ia...
    Vip16 Nëntor 2024
    Edi i ka shpjeguar Burimit se si e kishte bërë gjumin në natën e parë brenda shtëpisë më të famshme në vend,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.