×
  • Sport
  • Sport

    Propozimi i Kurtit për gazetarin: T’i testojmë mikrofonat me “tre dy, tre dy”, jo më “një dy, një dy”

    FrontOnline
    09 Qershor 2022

    Në përvjetorin e katërt të vdekjes së legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrri, Përfaqësuesja e Kosovës e ka shënuar një fitore dramatike sonte.

    Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ishte sonte nikoqire e Irlandës së Veriut, raporton FrontOnline.

    Ndeshja e vlefshme për grupin të Ligës C, i takoi Kosovës 3:2.

    Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, është treguar entuziast sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e Kosovës ndaj Irlandës Veriore, ndaj të cilës fitoi me rezultat 3:2.

    Kurti, duke folur para gazetarit të “Klan Kosova”, i ka propozuar atij diçka, që lidhet me përgatitjet teknike para transmetimeve televizive.

    Ai ka thënë se herave të ardhshme mikrofoni i televizionit duhet të testohet me shprehjen “3:2, 3:2”, sipas rezultatit të sontshëm të fitores së Kosovës dhe jo më “1, 2, 1, 2”.

    Kurti ka thënë se nuk mund t’i dallojë lojëtarët e Kosovës, kur është pyetur se cili ishte i preferuari i tij sonte.

    Po ashtu, kryeministri ka thënë se politika duhet ta ndjekë sportin kosovar, pas sukseseve të shënuara./FrontOnline/

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Sport17 Maj 2024
    Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka shënuar gol të bukur në përballje me Fiorentinën si mysafir në ndeshjen e vlefshme për javën...
    Sport17 Maj 2024
    Ka mbetur edhe pak kohë drejt përfundimit të sezonit në top ligat evropiane. E skuadra e Milanit ka filluar të mendoj për...
    Sport17 Maj 2024
    Max Allegri është shkarkuar për herë të dytë nga posti i trajnerit të Juventusit, por largohet me një numër të jashtëzakonshëm rekordesh...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në...
    Lajme17 Maj 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar Çmimin e Madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.