×
  • Lajme
  • Lajme

    Propaganda serbe në rrugët e Nju-Jorkut: Me kamionë “tregojnë” “terrorin” e Kurtit ndaj serbëve në Kosovë

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Nëpër rrugët qendrore të Nju-Jorkut, që nga mëngjesi i sotëm tre kamionë thuhet se janë parë duke shfaqur një video të shkurtër e cila pretendon të paraqesë sjelljet e kryeministrit Albin Kurti me serbët në Kosovë, si dhe se nëpër çfarë po kalojnë të njëjtit.

    “Sot, tre kamionë do të lëvizin nëpër Manhattan dhe nëpër Times Square, me një video që tregon disa nga ngjarjet aktuale kriminale në Kosovë dhe Metohi dhe abuzimin me pushtetin në të njëjtin territor”, tha Aleks Mitroviq, para diasporës së Serbisë në Amerikë, ka raportuar agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug”, transmeton Klankosova.tv.

    Mitroviq ka thënë për mediat serbe se këtë e ka organizuar diaspora serbe në tokën amerikane së bashku me disa sipërmarrës privatë.

    Tre kamionë thuhet se gjatë gjithë ditës do të kalojnë nëpër rrugët e Nju-Jorkut, jo shumë larg ndërtesës së Kombeve të Bashkuara, ku po mbahet seanca e 79-të e Asamblesë së Përgjithshme, ku sot do të flasë presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

    Në mesin e mesazheve që shfaqen në këto video është edhe “Albin Kurti është diktator”, dhe “Albin Kurti urren serbët dhe dëshiron t’i dëbojë nga Kosova”.

    Kjo është pjesë e propagandës serbe nëpër botë, përmes së cilës shteti i Serbisë tenton të paraqesë një tjetër imazh të ngjarjeve të cilat ndodhin në të vërtetë në Kosovë.

    Që propagandën ta bëjë sa më të fortë, qeveria serbe ka angazhuar franko-serbin Arno Gujon, të cilin e ka emëruar drejtor të zyrës së sapothemeluar për Diplomaci Publike dhe Kulturore (KJKD).

    Kjo zyrë ka mandat që t’i kontrollojë në mënyrë sistematike mediat ndërkombëtare “për materiale negative për Serbinë” dhe më pas do të intervenojnë tek zyrat editoriale për të “lustruar” imazhin e vendit.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Sot janë bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, nga ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe disa...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme...
    Lajme24 Shtator 2024
    Berat Rukiqi, anëtari i kryesisë së LDK-së, ka thënë se me Qeverinë Kurti ka dyfishim të përkeqësimit të xhepit të qytetarëve sa...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se ata që ishin pjesë e grupit të serbëve...
    Sport24 Shtator 2024
    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen në Pragë, ku u morën disa vendime të rëndësishme në lidhje me futbollin europian. Për...
    Lajme24 Shtator 2024
    Sot janë bërë një vit prej kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, si pasojë e të cilit mbeti i vrarë rreshteri policor...
    Lajme24 Shtator 2024
    Një vit më parë, rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra në pritë në Banjskë të Zveçanit nga një grup serb i armatosur,...
    Front TV24 Shtator 2024
    Fatlumi, djali i Afrim Bunjakut, në një vjetorin e rënies së babait të tij në detyrë para një numri të madh të...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka ripërsëritur edhe një herë thirrjen ndaj Serbisë që të marrë masa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.