×
  • Opinione
  • Opinione

    Propaganda e VV-së dhe kriza ekonomike: Pse kosovarët nuk shkojnë për pushime në Shqipëri

    Hisen Berisha
    15 Korrik 2024

    Nga Hisen Berisha:

    Ushtria digjitale e VV-së qënka lëshuar në sulm, duke propaganduar për gjoja çmimet e shtrenjta në bregdetin shqiptar dhe mungesën e turistëve nga Kosova atje.

    Kjo po bëhet për të zhvendosur vëmendjen e popullit të Kosovës nga hajnia, krimi i organizuar dhe korrupsioni, si dhe nga humbja e 21 milionë eurove në arbitrazh, e qindra milionave të tjerë, që po i shkakton kjo qeveri e dëmshme për vendin.

    Të gjithë parametrat e veprimit në dëm të vendit dhe qytetarëve kosovarë, e bëjnë këtë edhe një qeveri kuislinge, siç e quan ish-kryeministri z. Haradinaj. (P.S. një personalitet si z. Haradinaj që ka mbajtur pozitat më të larta në shtet, nuk flet pa fakte.)

    Rënia e vizitorëve kosovarë në bregdetin shqiptar nuk ka të bëjë as me çmimet e larta dhe as me faktin se kanë zgjedhur vende të tjera për pushime, por ka të bëjë me rënien e standardit të jetesës së qytetarëve të Kosovës si pasojë e keqqeverisjes së Kurtit.

    Sot qytetarët e Kosovës i kanë të ardhurat më të ulëta në rajon.

    Kosova është vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës, e cila është në luftë.

    Natyrisht, qytetarëve të Kosovës çdo ditë e më shumë do t’iu kufizohen mundësitë për pushime e rekreacion, sepse qeveria po i shpenzon paratë e tyre, duke i paguar gjykimet/vendimet në arbitrazh, duke i vjedhur në “bukë e zemër”, duke i vjedhur në kontrata njëburimore, në infrastrukturë, në energji, në libra dhe shëndetësi.

    Prandaj, qytetarët e Kosovës nuk mund të shkojnë për pushime në Shqipëri

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Sara nuk është tërhequr nga ajo që i ka thënë Gresës ditë...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës do të nis fushatën zgjedhore në ora 17:00 në Pallat të Rinisë. Mbrëmë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,...
    Lajme11 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.2025, në orët e pas ditës në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ,...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020...
    Lajme11 Janar 2025
    Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, ditën e parë të fushatës zgjedhore e nisi në Gjakovë. Në një postim në Facebook,...
    Lajme11 Janar 2025
    Altin Krasniqi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me kandidatët e tjerë për Kuvendin e Kosovës, zhvilluan...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.