×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pronari i “Besa Trans”: Pse nuk isha në atë autobus, të vdisja edhe unë

    FrontOnline
    29 Nëntor 2021

    Pronari i agjencisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, në një intervistë për BNT bullgare ka dhënë detaje rreth udhëtimit të autobusit i cili u aksidentua javën e kaluar në Bullgari, ku si pasojë 45 persona e humbën jetën.

    Haxhiu konfirmon se ai dhe familja e tij kanë qenë pjesë e udhëtimit dhe se kanë udhëtuar me autobusët e tjerë. Ai më tej gjithashtu pohon se autobusi i ishte nënshtruar një kontrolli teknik para udhëtimit për në Turqi dhe ishte plotësisht funksional.

    Haxhiu thotë se po bashkëpunon me autoritetet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

    “Thashë me vete: pse nuk isha edhe unë në atë autobus, të vdisja edhe në autobus. E kam menduar shumë herë këtë”, tha Haxhiu për BNT.

    Bekim Haxhiu tha se në autobus nuk kishte tuba me karburant të importuar ilegalisht. Për shkak të kontrolleve të detajuara në kufijtë bullgarë, ai e përjashton mundësinë që një pasagjer të ketë futur një lëndë shumë të ndezshme.

    “Në çdo autobus ka tuba, kanë ujë, çdo autobus duhet t’i ketë për çdo rast. Ky është rezervë uji. Kontrolle të rrepta për hyrjen në Bullgari, bagazhet, shoferi – gjithçka – çfarë bartet”, tha Bekim Haxhiu.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Sport25 Prill 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, lidhur me rastin e rrahjes së drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.