×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria nis hetimet ndaj qytetarëve të cilët ofruan votën për shitje online

    FrontOnline
    29 Shtator 2019

    Qytetarët që kanë filluar të publikojnë shpallje për shitjen e votës nëpër web faqet e shitblerjeve online, mund të kenë probleme me ligjin. Kjo pasi Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet ndaj tyre dhe këtë të diele është intervistuar personi i parë i cili është identifikuar nga ana e institucioneve.

    Të premtën e kësaj jave, Gazeta Express ka raportuar se disa qytetarë kanë nxjerrë  votën e tyre në shitje.Këta qytetarë po bëjnë në web faqen e cila përdoret për shitblerjen të gjësendeve dhe patundshmërive, MerrJep.

    Pas kësaj, Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë kanë nisur hetimet rreth këtyre rasteve dhe kanë filluar intervistimin e qytetarëve të cilët kanë bërë vepër penale duke nxjerrë votën në shitje.

    Këtë për Express e ka konfirmuar Prokurori Ilaz Beqiri.

    “Dje e kemi iniciuar rastin në polici, policia janë duke punuar në këtë rast. Deri më tani kemi arritur ta gjejmë një person, i njëjti sot është intervistuar. A.G. banor i Prishtinës është intervistuar sot. Jemi duke punuar që t’i intervistojmë edhe personat e tjerë dhe nuk do të ketë pardon për askënd. Të gjithë do të përgjigjen për veprimet që janë duke i bërë”, ka thënë Beqiri.

    Beqiri ka shtuar se i intervistuari e ka pranuar se e ka publikuar shpalljen në MerrJep, por ka thënë se nuk e ka bërë me qëllimin që ta shesë votën, por vetëm në formë shakaje.

    “Ai ka thënë se si hajgare i është dukur, ka thënë se nuk e ka ditur që mund të ketë pasoja”, ka theksuar Beqiri.

    Beqiri bëri të ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Beqiri./Front Online/

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio,...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.