×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria nis hetim për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Një hetim penal për dyshime për korrupsion ka nisur një prokuror i Shtetit ndaj ish-Ministres së PDK’së për Integrime, Dhurata Hoxha. Ajo po hetohet se ka keqpërdorur pozitën e saj zyrtare, në mënyrë që nëpërmjet ministrisë që e drejtonte gjatë Qeverisë së PAN’it, dy OJQ të përfitojnë nga 10 mijë Euro secila, pa u përfillur procedurat dhe ndesh me ligjin.Dikur Dhurata Hoxha, si anëtare e kryesisë së PDK’së, porosiste bashkëpartiakët e saj se në partinë e Kadri Veselit nuk kanë vend njerëzit me që akuzohen për korrupsion. Por, një vit pas, vetë ish-Ministrja e Integrimeve po përballet me dyshime të tilla.

     

    Prokuroria Themelore e Prishtinës, këtë javë ka nisur një hetim ndaj saj, për vepra penale që pikërisht lidhen me korrupsion.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ merr vesh se sipas aktvendimit për fillimin e hetimeve që Prokurori i Shtetit ka dorëzuar tashmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ish-Ministrja e Integrimeve në qeverinë e PAN’it po hetohet për dyshime penale të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

    Fjala është për ndarjen e mjeteve financiare të dy OJQ’ve, në shumën nga 10 mijë euro secilës, jashtë procedurave dhe duke tejkaluar kompetencat e saj si ministre.Dy organizatat jo-qeveritare kishin përfituar nga 10 mijë euro nga një vendim i ministres Dhurata Hoxha, i marrë në vitin 2018.

    Ministria e Integrimit Evropian, të cilën atëkohë e udhëhiqte Dhurata Hoxha e PDK’së, kishte shpallur thirrje publike për mbështetje financiare publike, për projekte/programe të organizatave jo-qeveritare në fushën e integrimit evropian. Mirëpo, komisioni i vlerësimit, për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion dhe numrit të madh të aplikuesve, kishte kërkuar që të anulohet ky proces.

    E pesë ditë më vonë, me vendim të Hoxhës dhe jashtë procedurave të kërkuara, ishin ndarë mjetet për vetëm dy organizata jo qeveritare, në vlerë totale 20 mijë Euro, veprimtaria e të cilave nuk ndërlidhej fare me Integrimin evropian.Kjo aferë, që tash po hetohet edhe për dyshime korruptive, ishte evidentuar edhe në raportin e auditorit për vitin përkatës.E sipas aktvendimit për fillimin e hetimeve ndaj ish-Ministres Hoxha, të cilin e ka parë Gazeta Online ‘Reporteri.net’, kallxim penal për këtë rast në Prokurori të Shtetit, ka deponuar ketë muaj edhe Agjencia Anti-Korrupsion.

    Aty thuhet se parashtruesi i kallximit penal ka ofruar të dhëna dhe prova të mjaftueshme që implikojnë Dhurata Hoxhën në këtë rast dhe mbështetin dyshimet për korrupsion.Aktvendimi për fillimin e hetimeve tregon se Hoxha, që para se të drejtojë Ministrinë e Integrimeve, në një tjetër qeveri kishte qenë Ministre e Drejtësisë, nga 10 mijë Euro për OJQ’të, pa përfillje të procedurave ligjore dhe duke tejkaluar kompetencat e saj, i ka ndarë me qëllimin që të njëjtat OJQ të përfitojnë dobi pasurore, duke vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe rregulloren e Ministrisë mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të Organizatave Jo-Qeveritare.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...
    Lajme10 Janar 2025
    Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda - DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, që lidhen me veprimet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimit të afatit të suspendimit, është njoftuar prapë për vazhdimin...
    Vip10 Janar 2025
    Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”, është bërë një fenomen në botën e showbizit në Kosovë dhe Shqipëri. Gjesti tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas ri-suspendimit të hetuesit policor Idriz Gashi. Krasniqi ka thënë se nëse ministrja e...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme. Në njoftimin e bërë për media,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.