×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria ngre aktaktuzë ndaj 13 personave, tetë prej tyre zyrtarë të Komunës së Ferizajt

    FrontOnline
    05 Korrik 2021

    Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 13 personave për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja dhe dhënia e ryshfetit”.

    Në mesin e tyre janë edhe nëntë zyrtarë, teknik të pylltarisë dhe roje pylli pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinion publik se ka ngritur aktakuzë kundër trembëdhjetë (13) personave të pandehur me inicialet S.M., B.U., H.B., R.U.,B.B., I.H., A.B.,A.A., N.A. H.N, A.K., R.A., dhe I.Q., në mesin e tyre nëntë (9) persona zyrtar- teknik të pylltarisë dhe roje pylli pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt”, thuhet në njoftim.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 3 nënparagrafi 3.2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 e 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës , “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 2 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

    “Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.”, thuhet në njoftim.

    Komunikata e plotë:

    Ferizaj, 05 Korrik 2021- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinion publik se ka ngritur aktakuzë kundër trembëdhjetë (13) personave të pandehur me inicialet S.M., B.U., H.B., R.U.,B.B., I.H., A.B.,A.A., N.A. H.N, A.K., R.A., dhe I.Q., në mesin e tyre nëntë (9) persona zyrtar- teknik të pylltarisë dhe roje pylli pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 3 nënparagrafi 3.2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 e 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës , “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 2 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.​

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Nëpërmjet...
    Lajme22 Tetor 2024
    Komunat e Kosovës kanë zbatuar vetëm 39 për qind të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit në vitin 2023. Kjo u bë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ura e Rogovës e cila ka një gjerësi prej 6 metrave, me 1.5 metra trotuar në të dyja anet, si dhe përshkon...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-kryediplomati Petrit Selimi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit kritikoi marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për objektet e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kreu i Qeverisë, Albin Kurti mëngjesin e së martës ka folur për një zbulim tejet të rëndësishëm, duke krijuar metaforë e duke...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka përkujtuar ambasadoren Tina Kaidanow e cila vdiq pak ditë më parë. Në një postim...
    Sport22 Tetor 2024
    Fundi i sprovës. Neymar Junior më në fund është rikthyer në fushën e blertë: dje, pas më shumë se një viti mungese,...
    Vip22 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i ‘Big Brother VIP Kosova’ ka filluar, e që në tani dinamikat e lojës janë bërë të vështirë. Por...
    Lajme22 Tetor 2024
    Fadil Geci thotë se komunikata 59 e cila njolloste vëllezërit Geci, është shkruar nga Hashim Thaçi. Këtë gjë, Geci e tha të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.