×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon dënimin e Skender Hysenit për mosraportim të pasurisë

    FrontOnline
    30 Nëntor 2023

    Prokurori Besart Mustafa ka kërkuar dënimin e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni, i cili po akuzohet për mosraportim të pasurisë, ndërsa mbrojtësi i Hysenit, avokati Fatlum Povdoriva kërkoi lirimin e tij nga akuza.

    Skender Hyseni po akuzohet se në cilësi të Koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, nuk e ka deklaruar veturën e tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Këto deklarime, prokurori Mustafa dhe avokati Podvorica i dhanë, të enjten, në fjalën përfundimtare të tyre, të cilën ia dorëzuan me shkrim gjykatës.

    Prokurori Mustafa, ka thënë se mbetet në tërësi pranë aktakuzës së ngritur ndaj Hysenit, pasi që sipas tij Hyseni me dashje nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë me rastin e marrjes se detyrës Koordinator Shtetëror për Dialog në zyrën e Kryeministrit.

    “Sepse i pandehuri ka pasur njohuri sa i përket blerjes, autorizimit për shfrytëzimin e veturës nga fëmijët e tij, kurse nuk ka bërë verifikim se a është ende në emër të bashkëshortes së tij dhe nuk ka kërkuar informacione as nga bashkëshortja e as nga fëmijët”, tha prokurori Mustafa.

    Sipas tij, Hyseni nuk e ka deklaruar veturën e tij të tipit “Volkswagen” në vlerë 13 mijë e 300 euro në pronësi të bashkëshortes se tij, ndonëse transferi i pagesës ishte bërë përmes xhirollogarisë së tij.

    Prokurori Mustafa, i ka propozuar gjykatës që Hyseni të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

    Kurse, avokati Podvorica kërkoi nga gjykata që konfrom dispozitës së nenit 363, paragrafi 1, pika 3, të mbrojturin e tij ta lirojë nga aktakuza.

    “Në rastin konkret, i mbrojturi im nuk ka pasur dashje që automjetin në fjalë të mos e deklarojë”, tha avokati Podvorica.

    Ndërsa, Hyseni nuk pati asgjë të shtojë në fjalën përfundimtare, përveç që e ka mbështetur avokatin e tij.

    Ndryshe, për këto akuza, Skender Hyseni, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 12 janar 2022.

    Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e 23 shkurtit 2022 e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave të ushtruar nga mbrojtësi i të pandehurit me arsyetimin se provat e grumbulluara japin bazë të mjaftueshme për dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë dhe ka bazë për ngritjen e aktakuzës aktuale.

    Kundër këtij aktvendimi, brenda afatit ligjor ankesë ka ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Hyseni, avokati Podvorica për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, zbatimit të gabuar të ligjit penal dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. Ndërsa, Prokurori i Apelit ka propozuar që ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit të refuzohet si e pabazuar, kurse aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.

    Kurse, Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj të akuzuarit Hyseni, kurse kërkesa e avokatit Podvorica është refuzuar si e pabazuar.

    Sipas aktakuzës së përpiluar në dhjetor të vitit 2021, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon Skender Hysenin se në formularin për deklarim të pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.