×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ia shmang dy vepra penale të dyshuarit për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

    FrontOnline
    20 Prill 2024

    Prokuroria e Ferizajt në kërkesën për paraburgim, ka ngarkuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje Valon Aliun, i cili dyshohet se vrau ish-partneren e tij, 21-vjeçaren Erona Cokli. Por, ndaj të njëjtit nuk janë përfshirë dy vepra tjera penale, ani se e ka plagosur vëllain e viktimës e kërcënuar me armë zjarri zyrtaren e Qendrës për Punë Sociale

    Dy vepra të mundshme penale i ka anashkaluar Prokuroria Themelore e Ferizajt kur e paraburgosi, Valon Aliun, që vrau ish-gruan.

    Pos dyshimeve për vrasje të rëndë, Prokuroria kërkoi paraburgim për të edhe për armëmbajtje pa leje por anashkaloi plagosjen e kërcënimin me armë që Aliu i kishte kryer.

    Pos vrasjes së ish-partneres, ai kishte plagosur edhe vëllain e saj të mitur dhe gjithashtu me armë e kishte kërcënuar punëtoren e Qendrës për Punë Sociale.

    Prokuroria në Ferizaj nuk është përgjigjur për arsyet e mos përfshirjes edhe të dy veprave penale të mundshme, tentim vrasjes e kanosjes.

    Lëshim të Prokurorisë po e quan këtë Arbër Jashari, avokat që thotë se kërkesat e paraburgimit bëhen në urgjencë, teksa pret nga Prokuroria ta përmirësojë këtë gjatë hetimeve.

    “Kërkesa për paraburgim është urgjente dhe ketu mund ta ketë bërë një lëshim prokuroria, sepse duhej në afat të dorezohej, por pres që kjo të ndryshojë gjatë hetimeve në faza tjera, të shtohen veprat tjera për shkak se ka material qoftë për vrasje në tentativë apo lëndim të rëndë trupor, dhe kanosje”, ka deklaruar Jashari.

    Por, Neri Ferizi aktiviste për të drejtat e grave, konsideron se nuk mund të ndodhin lëshime të tilla duke e vlerësuar si skandaloze situatën.

    “Gjykata dhe prokuroria duhet ti marrin krejt parasyshe dhe pastaj ajo e rëndon lëndën dhe pastaj ajo duhet me marr një vendim në krejt rëndesat që i ka”, ka deklaruar Ferizi./RTV Dukagjini

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”....
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Jose Mourinho ka zbuluar tri skuadrat, të cilat sipas tij kanë më shumë shanse që të fitojnë trofeun në finalen e madhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Të premten u promovua revista “An Innovation” e studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se mbështet dhe inkurajon gazetarët. “Lajmet e rreme minojnë demokracinë...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot në...
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për dhunimin e dy të miturave. E.G...
    Lajme03 Maj 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.