×
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria hesht për akuzat e ish-shefit të ATK-së ndaj Kryeministrit Hoti

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Institucionet e drejtësisë në vend po vazhdojnë të qëndrojnë të heshtura karshi deklarimeve të ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj si dhe akuzave që ky i fundit ka pasur për kryeministrin Avdullah Hoti. Në Prokurorinë Speciale nuk kanë treguar nëse ka apo do të ketë hetime për rastin. Të heshtur kanë qëndruar gjatë ditës edhe në ekzekutiv.

    Shkarkimi nga detyra e drejtorit të ATK-së, ka bërë që Ilir Murtezaj të mos pritë as edhe javën e të del në një konferencë për media, duke hedhur akuza të rënda për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

    Murtezaj që është në mesin e tre drejtorëve që për një ditë i ka shkarkuar Hoti, e ka akuzuar kryeministrin për përfshirje në një rrjet kriminal të fshehjes së tatimeve me ndihmën e zyrtarëve të ATK-së, duke mundësuar kështu shlyerjen e borxheve, favorizimin e bizneseve e duke instaluar nepotizmin në institucione të ndryshme.

    “Kemi pasur një dyshim për një rrjet kriminal në vijë vertikale me abuzime të detyrës zyrtare, si dhe me dëmtim të buxhetit me miliona euro në periudhën 2016-2018, nën dijeninë e drejtorit të përgjithshëm të ATK-së dhe ish-ministrit të Financave, e tash që është kryeministër. Si dhe heshtja e tyre ndaj denoncimeve të shumta për abuzim me detyrën zyrtare, për përfitime të jashtëligjshme nga ana e zyrtarit hetimor, për dhënie të mundësisë të funksionimit të bizneseve të lojërave të fatit pa licenca. Për mos ngritje të kallëzimeve penale për 301 raste, për 301 biznese në periudhën 2018 deri në shkurt të vitit 2019. Dhe për të gjitha këto është heshtur nga ana e linjës vertikale. Kjo sigurisht që është adresuar nga ana e imja me ardhjen në detyrë tek organet e drejtësisë, Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit. Dhe që për këtë sigurisht organet e drejtësisë do të japin fjalën e fundit”, u shpreh ai, duke thënë se me këtë temë po merren edhe organet e drejtësisë.

    Sipas pretendimeve të Murtezaj, gjatë kësaj periudhe bizneset nuk janë trajtuar njëjtë, e gjithashtu thotë se janë fshirë milionë euro borxhe derisa askush nuk ka dhënë llogari e përgjegjësi për veprime të tilla.

    “Kemi mbi 7200 biznese të cilat për tri vite radhazi 2017-2019 kanë realizuar qarkullim mbi 3,5 miliardë euro dhe zero pagesë të tatimeve. Kjo ka qenë në dijeni të ish-menaxhmentit të ATK-së, ka qenë në dijeni të ish-ministrit të Financave tash të kryeministrit dhe nuk është vepruar absolut fare…Pastaj kemi mbrojtjen e bizneseve të caktuara nga njerëz të fuqishëm që kanë qenë në ATK. Pozita e zëvendësdrejtorëve. Iu janë krijuar favore bizneseve të caktuara, duke iu shmangur qindra mijëra euro tatime. Raste këto të cilat sigurisht që janë proceduar në organe të drejtësisë. Janë duke u trajtuar, por ushtrimi i ndikimit nga brenda ATK-së dhe jashtë ATK-së po i ngadalëson këto procese edhe do të heshtin të gjitha ato…(13:17) Nën dijeninë e plotë të menaxhmentit të ATK-së, të ish-ministrit të Financave, tash kryeministër, të evidentuara në raportin e institucionit ndërkombëtare janë lejuar të anulohen, të fshihen milionë euro borxhe pa dhënë askush llogari dhe përgjegjësi”, ka deklaruar Murtezaj, teksa ka shtuar se të njëjtat informacione ia ka dhënë edhe institucioneve të drejtësisë, e ato tashmë janë duke hetuar rastin.

    Ani pse Murtezaj thotë se institucionet e drejtësisë janë duke hetuar këto informacione që thotë se tashmë i ka deponuar te organet e rendit, të pyetur nga Gazeta Express në Prokurorinë Speciale tash e dy ditë nuk kanë treguar nëse ka hetime për këtë rast.

    Gazeta ka pyetur nëse ka hetime apo nëse të njëjtat do të nisin pas pretendimeve të Murtezaj. Deri në momentin e publikimit të lajmit, ky institucion ka qëndruar në heshtje.

    Akuzave të Murtezajt nuk iu janë përgjigjur as në Qeverinë e Kosovës. Në ekzekutiv nuk kanë folur të pyetur nga Gazeta për deklarimet e ish-shefit të ATK-së, e rrjedhimisht nuk kanë dhënë informacione nëse Hoti do të shqyrtonte që ta padiste për shpifje njeriun që e shkarkoi.

    Murtezaj ishte emëruar në krye të ATK-së në shkurt të vitit 2019-të nga Qeveria që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

    Ai së bashku me tash ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe ish-Drejtorin e Doganës, Ibrahim Xhakën.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot do të jetë për vizitë në Drenas, kurse tubimin qendror të...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot mbushen shtatë vjet nga vrasja ende e pazbardhur e politikanit serb Oliver Ivanoviq me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit...
    Lajme16 Janar 2025
    Për vite të tëra themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka qenë temë diskutimi si në Kuvendin e Kosovës, ashtu...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull dhe ngrica,...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët fitues të sfidës nga “Retro House”, kanë shijuar darkën e shijshme nga menyja e tyre. Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Vullneti derisa...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Driloni po përgatisin një plan kundër banorëve tjerë në shtëpi. Dyshja planifikuan që të sillen kinse nuk flasin me njëri-tjetrin,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.