×
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria e Pejës kërkon sekuestrimin e mjeteve që dyshohet se u përfituan kundërligjshëm

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Prokuroria Themelore në Pejë, brenda dhjetë muajve ka parashtruar 107 kërkesa për sekuestrimin e mjeteve, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave të ndryshme penale.

    “Nga muaji janar i këtij vitit gjer në muajin tetor, kjo prokurori ka parashtruar në gjykatat kompetente kërkesa për sekuestrimin e 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) mjeteve të transportit, ndër to: 33 (tridhjetë e tri) vetura të llojeve të ndryshme, 17 (shtatëmbëdhjetë) mjete transporti (kamionë, ekskavatorë, kombi), 15 (pesëmbëdhjetë) traktorë dhe 11 (njëmbëdhjetë) rimorkio të mjeteve të ndryshme të transportit.

    Nga Prokuroria Themelore e Pejës janë kërkuar të sekuestrohen 6250 (gjashtë mijë e dyqind e pesëdhjetë) kilogramë miell gruri për dhjetë muajt e këtij viti. Po ashtu, edhe pako me cigare të llojeve të ndryshme në vlerën prej 3223 (tre mijë e dyqind e njëzet e tre) eurosh dhe para të gatshme në vlerën prej 2552 (dy mijë e pesëqind e pesëdhjetë e dy) eurosh”, njofton prokuroria.

    “Në Prokurorinë Themelore të Pejës janë kërkuar të sekuestrohen 167 m³ (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) masë drusore në dhjetë (10) raste të kërkesave për sekuestrim gjatë periudhës kohore janar-tetor të vitit 2020.

    Vlen të theksohet se shumica e kërkesave të parashtruara për sekuestrim nga Prokuroria Themelore e Pejës janë aprovuar nga gjykatat”, thuhet tutje në komunikatën e tyre.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Kronika07 Shtator 2024
    Një shtetase bullgare është arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “vjedhje të rëndë”. Sipas Policisë, e dyshuara është...
    Kronika07 Shtator 2024
    Policia ka gjetur drogë pas kontrollit në një shtëpi dhe në një lokal në Ferizaj. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.