×
  • Lajme
  • Lajme

    Projektligji për tekstet shkollore në kundërshtim me legjislacionin e BE-së, dështon votimi

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum.

    Për të kanë votuar vetem deputetët e VV-së, katër sa ishin prezentë.

    Kryetarja e Komisionit ka bërë me dije se e i njëjti është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

    Alban Bajrami, deputet i VV-së ka ftuar deputetët për votim por LDK-ja e PDK nuk kanë marrë pjesë fare.

    “Ju kisha lut me votu këtë ligj, janë në gjuhën shqipe tekstet shkollore, më e rëndësishmja që është janë në gjuhën shqipe, ju kisha lut me votu këtë projektligj, është i rëndësishëm”, ka thënë Bajrami.

    Ndryshe, më 12 prill, Opozita parlamentare e ka bojkotuar punën e Komisionit për Arsim, ku pritej të shqyrtohej Projektligji për tekste shkollore, i cili dyshohet se nuk i ka pasur votat e mjaftueshme për t’u miratuar në Kuvend.

    Përfaqësuesit e opozitës e kanë quajtur të kontrabanduar projektligjin për tekste shkollore, për shkak se, sipas tyre, nuk ka pasur kuorum për t’u miratuar.

    Edhe pse tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara mirë se ky projektligj nuk i ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës, ekzekutivi vazhdon të mos marrë hapa në sqarimin e kësaj çështjeje.

    Këto dyshime janë ngritur fillimisht nga vetë disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, e pastaj edhe nga të opozitës, të cilët thonë se në ditën kur u votua për projektligjin në fjalë, nuk ka pasur kuorum.

    Deputetët e opozitës e kanë akuzuar rëndë pushtetin, duke thënë se projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar.

    Sipas tyre, në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

    Disa deputetë kanë bërë kërkesë te sekretariati i Kuvendit për të parë se a kanë qenë votat e mjaftueshme për kalimin e projektligjit, por për një gjë të tillë ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.

    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka hedhur akuza të rënda ndaj Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe po ashtu Qeverisë.

    Kastrati ka thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia kryesore në pushtet duke thënë se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.

    “Miq, ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend. Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj”, ka thënë Kastrati.

    Tutje ai ka theksuar se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit./Dukagjini/

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...
    Lajme02 Maj 2024
    Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike thotë për Front Online se dërgimi i draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre. Ai shtoi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e...
    Lajme02 Maj 2024
    Një situatë paska e tensionuar ka ngjarë sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohej për të gjeturat e Departamentit Amerikan të...
    Vip02 Maj 2024
    Visar Dermaku, për publikun i njohur si Gani Gërmia, së fundi ka ndërmarr hapa konkret në transformimin e pamjes së jashtme. Gazetari,...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Sipas presidencës,...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë pasdites vizitoi Shkollën e Mesme, “Xhevdet Doda” në...
    Lajme02 Maj 2024
    Besnik Tahiri nga AAK-ja thekson se Asociacioni nuk është parakusht në raportin i cili është miratuar në Asamblenë Parlamentare. Tahiri për “Front...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.