Sipas profesorit të Shkencave Politike në Paris, Nezir Krrakit, aktakuza e ardhur nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përveç se e ka anuluar takimin në Uashington, mund të ketë pasur edhe një efekt më të madh.
Krraki ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se pamundësimi i realizimit të takimit në SHBA, e ka pamundësuar edhe zhbërjen potenciale të shtetit të Kosovës.
“Nëse e thjeshtësojmë krejt këtë punë na del që Gjykata speciale e ndali brutalisht zhbërjen e Kosovës”, ka shkruar Krraki.
Krraki ka qenë prej kohësh kritik i presidentit Thaçi dhe i politikbërjes së tij.
Profesori ka shtuar se ndryshe ai është kundër Gjykatë Speciale, sepse “drejtësia speciale nuk ekziston as si koncept”.
Ndryshe, Nezir Kraki është profesor shkencave politike në Paris.