×
  • Opinione
  • Opinione

    Profesori amerikan me një artikull sesi mbërrihet te njohja e ndërsjellë

    Alon Ben-Meir
    18 Qershor 2024

    Kurti ta mbajë mend mirë këtë mësim.

    Kështu e përmbledh në një analizë të tij profesori amerikan Alon Ben-Meir mesazhin ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke reflektuar dhe shtjelluar rreth procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E me Kurtin profesori amerikan bosht të kritikës e ka atë që, sipas tij, ai i pari “e ka alienuar BE-në” me qasjen e tij; dhe ‘mësimin’ e sheh në ‘çalienimin’ përkatës.

    Artikulli i tij ka një synim: qysh të arrihet te njohja e ndërsjellë?

    E te njohja e ndërsjellë, sipas tij, nuk arrihet derisa palët nuk e vështrojnë dialogun si “merr e jep”; dhe kjo “marrë dhe dhë”, sipas tij, duhet të kulmojë në njohjen e ndërsjellë.

    Se pse palët kanë dështuar në këtë “merr-jep”, Ben-Meir identifikon në rend të parë fajtor Bashkimin Evropian, në rend të dytë Serbinë.

    “Dështimi i negociatave të kaluara kryesisht i atribuohet dy aspekteve: së pari, BE-ja, si ndërmjetës, nuk insistoi në nevojën e masave reciproke, veçanërisht nga ana e Serbisë, për të avancuar procesin e negociatave. Së dyti, siç ka thënë vazhdimisht presidenti Aleksandar Vuçiq, Serbia nuk do ta njohë Kosovën, pavarësisht rrethanave që ndryshojnë”, ka shkruar ai në analizën e tij, përcjell Nacionale.

    Profesori amerikan e jep për punë të kryer se “Vuçiqi fare mirë e di që sovraniteti i Kosovës është i pakthyeshëm” derisa shtjellon manovrimet e tij; ngase “Serbia beson se e ka dorën e epërme sepse Kosovës i duhet më shumë njohja e Serbisë se sa anasjelltas, dhe për shkak të mungesës së urgjencës për anëtarësim në BE”.

    Baza e krejt një startimi “të freskët” të dialogut, vëren profesori, duhet të jetë Neni 2 i Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit.

    “Tani që zgjedhjet e BE-së kanë përfunduar dhe së shpejti do të emërohet një ndërmjetës i ri për të rifilluar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, unë besoj se ai ose ajo duhet të fillojë nga e para. Së pari, sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe të vendoset një strategji e re negociuese e bazuar në një proces negociues reciprok ndërmjet dy vendeve dhe në ofrimin e stimujve për palën që demonstron gatishmëri të vërtetë për të bashkëpunuar”.

    “Neni 2 i planit gjermano-francez duhet të rifutet si bazë për dialogun e ri dhe të vendosë tonin e negociatave siç është artikuluar në plan, i cili thotë: ‘Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kombet e Bashkuara. Karta, veçanërisht ato të barazisë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtës së vetëvendosjes, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit’”, shkruan Ben-Meir.

    Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, profesori e sheh si gjëja me “të cilën duhet filluar negociatat…si çështje kryesore”.

    “Një zgjidhje për këtë problem të veçantë mund të hapë rrugën për përparim të mëtejshëm në shumë fronte të tjera dhe gradualisht me kalimin e kohës ta çojë procesin e negociatave drejt njohjes reciproke”, shkroi ai.

    “Serbia duhet të reagojë duke mos e penguar anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare të zgjedhjes së saj ndërsa procesi i asociimit përparon. Për më tepër, Serbia duhet të pajtohet të zbatojë nenin 1, i cili u bën thirrje të dyja palëve të ‘zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta’. Serbia mund të demonstrojë atë që, në çdo rast, është e nevojshme për të ulur tensionin me Kosovën dhe për të ndihmuar në krijimin e një atmosfere të favorshme për bashkëpunim të vazhdueshëm”.

    Krejt në fund ai i drejtohet Albin Kurtit për “mësimet që duhet të marrë”.

    “Në analizë të fundit, meqenëse Kosova dëshiron të integrohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundur, do të ishte detyrë e Kurtit ose pasardhësit të tij që të bashkëpunojë plotësisht me BE-në dhe SHBA-në. Kurti nuk ka treguar në të kaluarën një nivel të tillë bashkëpunimi dhe përfundoi duke e tjetërsuar BE-në deri në atë pikë sa përfundoi duke u sanksionuar”, vazhdoi ai.

    “Ky është një mësim që Kurti duhet ta ketë parasysh, veçanërisht në këtë moment kur një ndërmjetës i ri i BE-së caktohet për të lehtësuar njohjen reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, përfundoi profesori amerikan.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve është e kalueshme pas reshjeve të mëdha...
    Lajme11 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 244-të, e cila u zhvillua në formë elektronike. Në njoftimin e lëshuar për...
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhuar që rrugët të jenë të kalueshme pas reshjeve të borës. Ai...
    Lajme11 Janar 2025
    Sot, më 11 janar 2025, rreth orës 11:00, kanë filluar kërkimet për Arban Hisarin, 26 vjeç, nga Prizreni, i cili është raportuar...
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...
    Lajme11 Janar 2025
    Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të borës që kanë filluar me më shumë intensitet nga mbrëmja e së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.