×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesoresha që u sulmua fizikisht, thotë se nuk e zbraps grushti e as plumbi

    FrontOnline
    11 Maj 2022

    Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës, nga prindi i një studenti, i cili është po ashtu mjek me profesion.

    Sipas asaj që ka njoftuar Pupovci, ajo është sulmuar fizikisht nga Dr. Arsim Gashi, gjinekolog, i cili është ndarë i pakënaqur me notën që e ka vlerësuar ajo djalin e tij student.

    E një ditë pas sulmit, Latifi-Pupovci është deklaruar sërish duke thënë se nota në lëndën që ajo e ligjëron, Fiziologji, nuk do të merret pa u merituar.

    Duke shtuar se nuk e zbraps grushti e as plumbi.

    “Nuk ka dhunë që më sprapsë nga parimet e mia, as grushti e as plumbi! Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi. Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj “nesër””, thuhet ndër të tjera në reagimin e saj sot, transmeton Gazeta Express.

    Reagimi i saj i plotë:

    Të dashur miq,

    Ju falënderoj shumë për përkrahjen morale që po me jepni me reagimet e juaja ndaj një gjesti të shëmtuar e qyqarë!

    Ju garantoj,

    Nuk ka dhunë që më sprapsë nga parimet e mia, as grushti e as plumbi! Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi. Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj “nesër”.

    Përgjithmonë e atyre që duan drejtësi e rend në këtë vend.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...
    Lajme19 Maj 2024
    Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë. Pagat e ulëta, kushtet jo atratikve të punës e...
    Lajme19 Maj 2024
    Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se një nga pengesat në të ardhmën e afërt në Kosovë është mungesa e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Ka vdekur në moshën 58 vjeçare, moderatorja e njohur e CNN, Alice Stewart. Raportohet se ajo u gjet e vdekur të shtunën...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për “Front Online” se dy vitet e fundit vendi përballet me mungesë punëtorësh,...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Mediat morën pamje...
    Kronika19 Maj 2024
    Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Rasti ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, rreth orës...
    Kronika19 Maj 2024
    Një person është arrestuar dje në Vushtrri pasi dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një të miture. Në raportin 24-orësh të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.