×
  • Lajme
  • Lajme

    Procesi i Vettingut, Selmanaj dhe Selimi zotohen se të korruptuarit do të largohen nga sistemi i drejtësisë

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Ministri i Drejtësisë Selim Selim ka prezantuar raportin e grupit punues për procesin e Vettingut.

    Selimi bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj të mërkurën në një konferencë për media ka njoftuar se kryesues i grupit punues, Florent Spahija, e ka dorëzuar raportin në të cilin, sipas tij, për katër muaj është punuar në mënyrë intensive.

    “Ky është vetëm hapi i parë për një sistem të pastër, të fortë dhe llogaridhënës për t’i mbrojtur prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm dhe për t’i larguar ata që s’janë të ndershëm”, tha Selimi.

    Ndërkaq, Selmanaj ka thënë se me modalitetin që do të zgjedhin do të largojnë nga sistemi i drejtësisë të korruptuarit dhe do të vlerësojnë ata me integritet të lartë.

    “Na mbetet të vendosim një nga modalitetet që janë ofruar nga grupi. Jemi të bindur se me këtë dokument dhe modalitetin që do të zgjedhim. Jemi të sigurt që po i vjen fundi i dembelëve, të korruptuarve dhe atyre që kanë qenë të papërgjegjshëm brenda sistemit të drejtësisë. Por, normalisht do të vlerësohen ata të cilët kanë integritet dhe jemi të bindur se me këtë modalitet do të ndërtojmë besim në sistemin e drejtësisë”.

    Selmanaj tha se beson që modalitetin që do të zgjedhin do të përkrahet edhe nga forcat e tjera politike për të ndërtuar një sistem të drejtësisë funksional.

    Selimi tha se raporti shumë shpejt do t’i propozohet Qeverisë për miratim.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, në një deklaratë për media pas protestës së sotme të serbëve...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të jetë mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja fillon nga ora...
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, përderisa president i Serbisë të jetë Alleksandar...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka folur për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimit e ligjit për skemat pensionale...
    Lajme27 Shtator 2024
    Inspektorati i Prishtinë ka nisur një aksion për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet. “Ky aksion është pjesë...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Kandidati republikan për president, Donald Trump, do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Nju Jork këtë mëngjes rreth orës 9:45,...
    Lajme27 Shtator 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. KQZ-ja përmes një komunikate për media ka bërë...
    Vip27 Shtator 2024
    27 shtatori shënon një ditë të bukur e të trishtë për Vesa Lumën. Sot është ditëlindja e babait të saj të ndjerë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Mungesa e deputetëve të mazhorancës duke pamundësuar fillimisht kuorumin ka nxitur debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Komisionin Hetimor Parlamentar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.