×
  • Lajme
  • Lajme

    Procesi i Hartëzimit të Korrupsionit, Haxhiu: Mekanizmi antikorrupsion po fuqizohet dita-ditës

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbajti sot fjalim në tryezën e organizuar për prezantimin e gjetjeve nga Procesi i Hartëzimit të Korrupsionit, realizuar sipas metodologjisë së Këshillit të Evropës.

    Në fjalimin e saj, ministrja theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të promovuar një kulturë të integritetit në institucionet publike dhe për të luftuar pa kompromis korrupsionin dhe krimin e organizuar.

    Ajo nënvizoi se në Programin e Qeverisë për periudhën 2021-2025, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i integritetit dhe llogaridhënies së institucioneve të drejtësisë janë vendosur si objektiva strategjike dhe prioritete kryesore.

    Haxhiu veçoi disa nga arritjet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, duke përfshirë: Zhvillimin e procesit të vetingut në gjyqësor dhe prokurori, themelimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar, miratimin dhe zbatimin e Strategjisë së Sundimit të Ligjit dhe reformimin e Këshillit Prokurorial dhe administratës së sistemit të drejtësisë.

    Ministrja Haxhiu theksoi se mekanizmi antikorrupsion i ngritur nga Qeveria po fuqizohet dita-ditës, duke shënuar rezultate konkrete në identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e akteve korruptive në të gjitha nivelet e administratës.

    Përveç kësaj, ajo raportoi se përqindja e zbatimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026 ka arritur në 85 për qind të aktiviteteve të planifikuara, një shifër që reflekton përkushtimin e institucioneve kosovare në këtë drejtim.

    Një fokus i veçantë u vendos mbi reformimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe plotësim-ndryshimin e tre ligjeve kryesore të sistemit prokurorial, të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e mundësisë së “koorporatizimit” dhe rritjen e “pluralizmit” brenda Këshillit.

    Në përfundim, Ministrja shprehu mirënjohjen e saj për Këshillin e Evropës dhe të gjithë përfaqësuesit institucional për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e këtij takimi për diskutimin dhe ndarjen e perspektivave dhe për të ndërtuar një sistem drejtësie më efektiv dhe më efikas për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./Front Online/

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme08 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti, thotë se buxheti vjetor sivjet për kujdesinë dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë. Ai tha...
    Lajme08 Korrik 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Washington me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Zyra e...
    Lajme08 Korrik 2024
    Vlerësimi i performancës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk mund të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e...
    Të tjera
    Lajme08 Korrik 2024
    275 euro është paga që marrin punëtorët teknik të Kuvendi të Kosovës, andaj është paralajmëruar grevë për ditën e nesërme. Kështu ka...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mohuar kategorikisht raportin e publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sa i përket përformancës...
    Lajme08 Korrik 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka lëshuar një komunikatë në lidhje me arratisjen e Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë. SHKK ka...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit të tij Gabriel Attal të qëndrojë në postin e tij për momentin. Kështu tja...
    Lajme08 Korrik 2024
    Kompania më e vjetër në Kosovë për shitjen me pakicë të derivateve “Petrol Company” ka hapur edhe një pikë të re të...
    Opinione08 Korrik 2024
    Nga Hisen Berisha:  Në deklarimet e mia në foltoren e Kuvendit, e përgëzova njëherë Albin Kurtin, që po arrin t’i mbajë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.