Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se është takuar sot me përfaqësuesit e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadanin, Arif Aliun dhe avokatin Fis Murati.
Tahiri ka shkruar në Facebook se së bashku kanë biseduar për mundësitë e gjetjes së një zgjidhje afatgjate të problemit me qentë endacak në Republikën e Kosovës.
“ Ky problem vazhdon të mbetet sfidë në vendin tonë tash e një kohë të gjatë. Në këtë takim u dakorduam që të mërkurën, me 5 gusht 2020 në ora 14:00 të kemi një takim pune edhe me personat përgjegjës për tu dalorduar për hapat konkret. U zotova se do të thellojmë bashkëpunimin tonë në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve adekuate dhe të qëndrueshme për trajtimin e qenve endacak në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.