×
  • Sport
  • Sport

    Prizreni mbyll garat e rregullta me fitore

    FrontOnline
    10 Prill 2021

    Në një ndeshje mjaft interesante, Prizreni ka shënuar fitore ndaj Trepçës me shifrat 106:101 (27:31, 29:16, 26:22, 24:32), në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

    Duke parë rëndësinë e ndeshjes, mitrovicasit e nisën më mirë periudhën e parë, por në fund e përfunduan me katër pikë dallim, 27:31, përcjell FrontOnline.

    Dy minuta pasi filloi perioda e dytë, mitrovicasit ishin në epërsi 35:36, por më pas prizrenasit me një seri prej 13:0, krijuan epërsinë më të lartë në pjesën e parë 48:36, derisa shkuan në pushim me shifrat 56:47.

    Prizreni e nisi mirë periudhën e tretë me një seri prej 7:0, duke pasur epërsi deri në 18 pikë, 65:47.

    Trepça nuk dorëzohet dhe ngushton shifrat paksa, edhe pse vendasit menaxhuan mirë lojën, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 82:69.

    Asgjë nuk kishte përfunduar dhe në 10 minutat e fundit zhvillohet lojë interesante, ku Trepça jep maksimumin, por vetëm afron shifrat në 105:101, 21 sekonda nga fundi, pa mundur të bëjë më shumë dhe Ponte Prizreni triumfon në fund 106:101.

    Te Ponte u dalluan Josh Martin me 21 pikë e 18 kërcime, Urim Zenelaj me 12 pikë e 13 kërcime, Këame Vaughn me 25 pikë dhe Landon Taliaferro me 24, kurse te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 28 pikë, 11 kërcime e 9 asistime, Stavros Toutzaiarkis me 18 pikë e 12 kërcime dhe Burim Zekiqi me 18 pikë.

    Prizreni përfundon garat në vendin e parë me 20 fitore dhe 8 humbje, kurse Trepça me 11 fitore dhe 17 humbje, derisa fati i saj varet nga ndeshja Prishtina-Bashkimi që ka filluar nga ora 19:00./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport15 Nëntor 2024
    Botërori i vitit 2026 është rrugës, ndërsa janë bërë të ditura edhe gjasat e kombëtareve për ta fituar atë, bazuar në formën...
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është klasifikuar me rrezik të lartë, duke bërë që autoritetet rumune të marrin masa të rrepta sigurie....
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte studentë të Universiteteve me...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza, është njeriu i duhur...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.