Një person në Prizren ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e therjes me thikë, gjatë një përleshje që ka ndodhur mes dy personave.
Policia raporton se viktima është dërguar për tretman në spitalin rajonal të Prizrenit. Ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Ka ndodhë një rast rrahje ndaj viktimës mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime të rënda, e që dyshohet të jenë shkaktuar nga mjeti i mprehtë thikë. Viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”.