×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Prizren: Ngritet akuzë ndaj gruas që mbyti foshnjën e saj

    FrontOnline
    18 Shtator 2019

    Prokuroria Themelore e Prizrenit, Departamenti i përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër M.B., për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprën penale: “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” nga neni 176 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Sipas aktakuzës, e pandehura M.B., më 20.04.2019, rreth orës 21:00 në Prizren, në shtëpinë e saj familjare, në katin e dytë, në dhomën e saj, pa dijeni dhe ndihmën e askujt nga familjarët, lindë të gjallë foshnjën e gjinisë mashkull, pas lindjes nuk ia pret kërthizën, pastaj e mbështjellë me një xhemper e çon në tavanin e shtëpisë, ku e lë pa i treguar askujt, i porsalinduri ka jetuar disa orë, ku si pasojë e mbylljes sipërme të frymëmarrjes dhe asifiksisë, i porsalinduri vdes. Si e tillë, vdekja është jo e natyrshme, e konstatuar edhe në mes së rrugëve raportin e autopsisë.

    Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura M.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Vrasja e foshnjes gjatë lindjes” sipas KPRK-së.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që e pandehura të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale, e cila i vihet në barrë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Të tjera
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Lajme04 Mars 2026
    Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook. Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11,000 raportime problemesh...
    Kronika04 Mars 2026
    Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore. Siç theksohet në raportin...
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.