Një burrë në Prizren ka lënduar tre gishta me sharrë elektrike derisa ishte duke punuar.
Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Prizreni teksa policia ka nisur hetimet për këtë rast.
“Lagjja Dardania, Prizren 21.02.2023 – 10:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar me një sharrë elektrike i ka lënduar tre gishta, viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin e policisë.