×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pritej të përfundohej më 2023: Autostrada Prishtinë-Gjilan kantier ndërtimi me gropa e lloç

    FrontOnline
    20 Janar 2024

    Shumë pak makineri dhe punëtorë u panë duke punuar në atë që njihet si “Autostrada Prishtinë-Gjilan”, më 17 janar. Ndërtimi nisi para gjashtë vjetësh, por punët në terren duket se po shkojnë shumë ngadalë.

    Gjatësia e kësaj autostrade është 22.6 kilometra dhe parashihej të përfundonte brenda 30 muajsh, apo në fund të vitit 2020.

    Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thanë se janë paraqitur probleme të ndryshme nisur nga rrëshqitja e dheut, riformatimi i kontratave dhe rritja e sipërfaqeve të shpronësimeve.

    “Problemet që kanë dalë gjatë rrugës kanë ndikuar që projekti të mos finalizohet në vitin 2023, ashtu siç kemi premtuar. Gjithsesi, ne mbetemi optimistë që autostrada deri në Bresalc të Gjilanit, do të finalizohet gjatë këtij viti”, thanë në MMPHI për REL.

    Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023, është marrë vendim për shpronësimin e disa prej parcelave shtesë në mënyrë që të përfundohet projekti sa më parë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në muajin korrik të vitit 2023, kishte inspektuar punët në këtë autostradë. Ai kishte premtuar se “punimet do përfundojnë brenda vitit 2023, pasi kanë përfunduar 70 për qind e punimeve”.

    Në vitin 2018, është thënë se kjo autostradë, buxhetit të Kosovës, do t’i kushtojë 87 milionë euro. Por, në Ligjin për ndarje buxhetore të këtij viti, thuhet se vlera totale e kësaj autostrade është rreth 129 milionë euro.

    Kjo autostradë pritet të lidhë Kosovën me Serbinë Jugore, përkatësisht me Luginën e Preshevës.

    Krijimi i sistemit  të integruar për transportin rrugor mundëson lidhje më të mirë dhe më të shpejtë mes rajoneve brenda vendit dhe jashtë saj, thuhet në Programin e Qeverisë së Kosovës 2021-2025.  Autostrada Prishtinë – Gjilan ka filluar të ndërtohet në muajin prill të vitit 2018.

    Në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thanë se mbeten “optimistë që autostrada deri në Bresalc të finalizohet gjatë këtij viti”.
    Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023, është marrë vendim për shpronësimin e disa prej parcelave shtesë në mënyrë që të përfundohet projekti sa më parë.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Bendi muzikor i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset shumë shpejt me uniforma unike. Kjo pas një kërkese të...
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i cili së fundmi ka...
    Lajme09 Janar 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është një virus i ri që manifeston infeksione të rrugëve...
    Vip09 Janar 2025
    Vullneti u shpreh se Driloni ka urdhëruar Sarën duke i thënë se ‘më kurrë nuk guxon me nejtë me Vullnetin’. Ai u...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Sulmi rus në Zaporizhzhia të Ukrainës ka lënë të vdekur 13 persona dhe të plagosur mbi 100 të tjerë. Është bërë e...
    Vip09 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë përfshirë në një debat të fortë rreth çmimit të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump shtrëngoi duart me ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence dhe foli gjerësisht me ish-presidentin, Barack Obama gjatë...
    Lajme09 Janar 2025
    Arben Gashi i LDK’së ka thënë se ekipit garues të VV’së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizibve. Kandidati për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.