Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar se disa persona të panjohur me forc kanë hyrë në lokalin e lojërave kompjuterike dhe kanë vjedhur disa paisje kompjuterike dhe kanë dëmtuar dritaren e lokalit.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 04:36 në Prishtinë dhe është bërë e ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.
Prishtinë 12.04.2021 – 04:36.” Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në lokalin e lojërave kompjuterike dhe kishin vjedhur disa shtëpiza kompjuteri dhe kanë dëmtuar dritaren e lokalit . Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.