Një person është lënduar në vendin e tij të punës në Prishtinë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar-pronar i kompanisë ku ishte duke punuar viktima.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar.
“Rr. Hyrije Hana, Prishtinë 14.10.2022-17:05 Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti ishte lënduar gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës. Në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar-pronar i kompanisë ku ishte duke punuar viktima. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Front Online