Një “mini” laborator droge është gjetur nga Policia dje në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë bastisjes që është bërë me urdhër kontroll në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 37 bimë të dyshuara Kanabis Sativa me gjatësi 1 deri 4 cm.
Tënjëjtat, kishin qenë të kultivuara në gota të plastikës.
Përveç bimëve te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1.68 gram substanca të dyshuara të llojit marihuanë.
I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, teksa rasti vazhdon të hetohet.