Prishtina edhe sot prinë me numrin më të madh të rasteve pozitive me COVID-19, në mesin e komunave tjera të prekura brenda 24 orëve të fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar për 181 raste të reja duke e çuar numrin e rasteve aktive në 3,961.
Prishtina pasohet nga Prizreni me 13 raste.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.
Tutje njoftohet se tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në vend, ndërsa 125 janë shëruar.