×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina bëhet me qendër për trajtim të fëmijëve në situatë rruge

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me përfaqësuesit e organizatës “Terre des hommes (Tdh)” sot kanë përuruar Qendrën për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge.

    Përmes kësaj qendre synohet të ulen rreziqet dhe abuzimet që u kanosen kësaj kategorie të fëmijëve.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti tha se përmes kësaj qendre po ofrohet mundësia që fëmijët e margjinalizuar t’i realizojnë ëndrrat e tyre.

    Ai tha se Qendra për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge aktualisht ka kapacitet për 25 fëmijë në qëndrim ditor, por që shprehu gatishmërinë për zgjerimin e kapaciteteve varësisht nga kërkesat.

    “Kjo shkon përtej asaj veç se si komuna e jep një hapësirë pra po e them edhe më tutje, se realisht kjo është një qendër që u ndihmon fëmijëve me i realizua ëndrrat e tyre po themi fëmijët e margjinalizuar që nuk e kanë mundësinë për t’i realizuar ëndrrat e tyre, pra ato çka shihni çdo ditë jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qendrat e ndryshme dhe që zakonisht kalojmë se si qenka mundësi që një fëmijët. Nuk po flasim vetëm për gjendjen e rëndë sociale, por po flasim edhe për viktima të abuzimeve të ndryshme që kanë nevojë për psikolog, këshilla, ndihmë  për t’i përballuar të gjitha ato që i kanë në jetë. Kapaciteti momentalisht është 25 fëmijë të kenë këtu qëndrim ditor, pra të punojmë me profesionistë, ndërsa nëse ka kërkesa edhe më të shtuara do shohim për zgjerimin e hapësirave dhe kapaciteteve”, tha Ahmeti.

    Drejtoresha e “Terre des hommes (Tdh)” në Kosovë, Florina Sefaj tha se kjo qendër synon t’i ndihmojë fëmijët në situatë rruge duke u munduar që t’i parandalojë rreziqet me të cilat fëmijët ballafaqohen gjatë qëndrimit në rrugë.

    Sefaj tha se kjo qendër i plotëson kushtet e nevojshme, derisa theksoi se në bazë të një regjistrimi të bërë vitin e kaluar për fëmijët në rrugë janë identifikuar 175 fëmijë në situatë rruge.

    “Vitin e kaluar e kemi bërë një regjistrim të fëmijëve në situatë rruge, të cilët ne i konsiderojmë se janë fëmijë me rrezikshmëri të lartë edhe kanë qenë diku 175 vetëm gjatë 6-mujorit të dytë të vitit të kaluar në rajonin e Prishtinës, Prizrenit dhe Fushë-Kosovës. Këta janë fëmijë që janë të varfër prej tyre vijnë edhe nga  Shqipëria në fakt 1/3 vijnë nga Shqipëria dhe janë fëmijët të cilët familjet për shkaqe të ndryshme i hedhin në rrugë për të nxjerr bukën e gojës…Ne këtë model e kemi dizajnuar pikërisht për situatën e Kosovës, e kanë dizajnuar tre specialistë të çështjes të fëmijëve në situatë rruge dhe ia kanë adaptuar kontekstit tonë, domethënë sa më gjatë fëmijët janë jashtë rrugëve janë aq më larg rrezikut për jetën e tyre dhe abuzimit të ndryshme”, tha Sefaj.

    Ambasadori i Zvicrës në Kosovë,  Jean-Hubert Lebet teksa u shpreh i lumtur që edhe në Kosovë tashmë ka një qendër të tillë, shprehu gatishmërinë e shtetit zviceran  për vazhdimin e bashkëpunimit.

    “Falënderoj Shpend Ahmetin që ka dhënë mbështetje të disa nga projekteve tona këtu në Prishtinë në mënyrë shumë konkrete, dua t’i falënderoj fëmijët këtu që janë me ne…Faleminderit shumë për këtë projekt të mirë do të vazhdojmë me investime tjera nëse është nevoja”, tha Lebet./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Shkurt 2025
    Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokratike në “Edicionin Special”, tha se i kishin pritshmëritë më të larta në këto zgjedhje. Berisha tha se...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar procesi i transformimit të FSK-së në forcë me kapacitete ushtarake pritet të përfundojë në vitin...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka sqaruar se vendimi për të mos...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof. Osmani...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet për zgjedhjet, ka thënë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në Kosovë u shënua 14 shkurti, siç njihet si Dita e të Dashuruarve, ku përveç dashurisë, këtë ditë e bëjnë të veçantë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në qendrën kryesore spitalore të vendit, ndodhi një rast i pazakontë. Një mjeke u mbyll në dhomën e kujdestarisë nga burri i...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36 vjeçarin amerikano-izraelitin Sagui Dekel Chen, banor i vendbanimit Niz Oz në jug...
    Vip14 Shkurt 2025
    Ditën e sotme, banorët e “Big Brother Vip Albania” u surprizuan nga lulet që morën nga të dashurit e tyre. Edhe Jozi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.