Brendi PRINCE, bashkë me portfolion e plotë, nga data 1 janar i këtij viti është bërë produkt ekskluziv i kompanisë “Saudi Hypermarkets Co LLC”, e cila është e autorizuar për furnizimin e kompanisë së mirënjohur “Carrefour” për territorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Marrëveshja e arritur ka kohëzgjatjen prej 3 vjetësh me mundësi vazhdimi.
Në portfolion e Prince përfshihen produktet si kafja turke, espresso, instant kafja, filter kafja, si dhe kapsulat Nespresso dhe Dolce Gusto.