×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani paditet për shpifje, kërkohet kompensim financiar

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, ka paditur presidenten Vjosa Osmani për shpifje.Rreth tre muaj më parë Elezi kishe publikuar një shkrim në “Facebook” ku deklaroi se ka dyshime që presidentja Osmani, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV’së Mimoza Kusari-Lila, dyshohet se janë të përfshirë në spiunazh.

    Për këtë çështje Osmani reagoi përmes këshilltarit të saj Bekim Kupina. Teksa i quajti shpifje pretendimet e Elezit, ajo iu bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që “urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare”.Në padinë e Elezit ndaj Osmanit thuhet se ky etiketim nga presidentja ia ka dëmtuar reputacionin atij.

    “Përfshirja e këtyre fakteve të pavërteta ka kulmuar me dëmtimin e reputacionit të paditësit si person shumë i respektuar në shoqërinë kosovare për shkak të pozitave shumë të rëndësishme që ushtron si drejtor gjeneral i Qendrës për Siguri Kombëtare në Kosovë”.Po ashtu, thuhet se Elezit iu ka rrezikuar jeta, pasi ka marrë një sërë kërcënimesh nga postimi i Osmanit.

    “Duke pas parasysh këto shpifje dhe etiketime Elezit iu ka rrezikuar jeta e tij dhe e familjes së tij me çka dëshmohet edhe nga komentimet në Facebook të cilat komente kryesisht kanë qenë kërcënuese”.I njëjti ka kërkuar që të kompensohet me kamatë ligjore 8 % nga e paditura sipas ekspertizës./Insajderi/

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe modernizimi i Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës...
    Lajme04 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë, Arben Mustafa i cili është ekonomistë me profesion ka deklaruar se nuk ka qeveri më jotransparente se kjo e...
    Lajme04 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse që prekën Bosnje dhe Hercegovinën këtë të premte. Osmani tha se populli...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi dhe zyra e UN Women në Kosovë lansuan bashkërisht projektin “Promovimi i Fuqizimit...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergiy Maslichenko. Bulliqi,...
    Lajme04 Tetor 2024
    Tri anëtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Mimoza Berisha, Indire Olluri dhe Flota Bujupi kanë njoftuar se kanë dhënë dorëheqje nga kjo...
    Lajme04 Tetor 2024
    Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës, ka miratuar Udhëzimin për Standardizimin e QR Kodit që do të përdoret për pagesa në...
    Lajme04 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Francë, me rastin e Samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë. Atje, Osmani u...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kreu i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, i cili tashmë është pjesë i koalicionit  ''Lista për Familjen'' bashkë më AKR-në e Behgjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.