×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani në takimin me Kasanof kërkon nisjen e Dialogut Strategjik me SHBA

    FrontOnline
    10 Tetor 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim sot zv/Ndihmës Sekretarin e SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

    Osmani ka thënë se është i nevojshëm dialogu strategjik me SHBA’në “si hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit”.

    “Në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t`i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke shtruar nevojën e  dialogut strategjik me SHBA-në, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit, kërkesë kjo që ka vite që është përcjellë nga Presidentja Osmani.”, thuhet në njoftimin e ZPRK’së.

    Osmani ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

    “Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke potencuar se një Kosovë e integruar në Aleancën Veri-Atlantike forcon sigurinë e vendit, por kontribuon edhe në stabilitetin e rajonit.”

    Presidentja Osmani ka diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    “Në takimin me Kasanof, Presidentja Osmani diskutoi edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë.”

    Kjo është vizita e parë e Kasanof në Kosovë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale, në një përgjigje për Gazetën Express, e ka konfirmuar arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit...
    Lajme10 Tetor 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit ka dalë me vendim lidhur me shkarkimin e një numri të madh të zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme10 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka kërkuar paraburgim ndaj L.F dhe H.J. Të dy dyshohen për falsifikim të parave dhe tregtisë së ndaluar....
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendësndihmës Sekretarin e shtetit amerikan, Alexander Kasanof. Në takimin ndërmjet Kasanof dhe Osmanit, mediat janë...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka lajmëruar për arritjen në Prishtinë të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Aleksander Kasanof, vizitë kjo e para në...
    Lajme10 Tetor 2024
    Drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizit, është arrestuar para pak...
    Lajme10 Tetor 2024
    Dje në media është publikuar një incizim ku shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet derisa sa flet me Milan...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në 25-vjetorin e themelimit të partisë, priti në takim bashkëshorten e Hashim Thaçit, Lumnijen dhe të Kadri...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se për 24 vjet, qeverisë e Kosovës nuk mund të zgjidhnin problemin e konsumit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.