×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Presidenti Thaçi ndërtoi shtëpi 350.000 euro, por nuk ia paguan tatimin! (Dokumente)

    FrontOnline
    21 Gusht 2019

    I pari i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, po i bënë gati një vit që jeton me familje në shtëpinë e re në lagjen Çagllavica të Prishtinës, ndërtimi i së cilës i ka kushtuar 350 mijë euro, por të njejtës nuk po  ia paguan tatimin në pronë.

    Portali “Front Online” ka siguruar dokumente ekskluzive, ku shihet se presidenti i Kosovës ka rreth 753 euro borxh të tatimit në pronë, ndonëse para të gatshme në bankë i ka rreth 25 mijë euro.

    Derisa vlera e deklaruar e shtëpisë nga vet Thaçi në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKKK) është 350 mijë euro, Komuna e Prishtinës ia ka vlerësuar parcelën prej rreth 20 ari në vlerë prej 60 mijë euro, ndonëse çmimi i tregut për tokën në atë pjesë të kryeqytetit kalon shifrën prej 300 mijë euro.

    Ndërsa për shtëpinë e Thaçit thuhet se ka sipërfaqe prej 816 metra katror dhe është vlerësuar 176 mijë euro, raporton portal “Front Online”, duke u bazuar në dokumentet zyrtare që i posedon.

    Në anën tjetër, në formularin e deklarimit të pasurisë Thaçi ka shkruar se shtëpia ka sipërfaqe prej 450 metrash katror, apo gati për gjysmë më pak se që figuron në dokumentin zyrtar të Komunës së Prishtinës.

    Në lidhje me sigurimin e mjeteve financiare për ndërtimin e shtëpisë, Thaçi ka nënvizuar se deri në fund të këtij viti e ka afatin e pagesës së shtëpisë.

    “Nga shuma e deklaruar në vitin 2018 si para në llogari 136,688.81euro ,113,000 euro janë investuar në shtëpinë e kontraktuar”, thuhet mes tjerash në formularin e deklarimit të pasurisë të presidentit Thaçi.


    Përndryshe, në shtetet perëndimore me rastin e publikimit të shkrimeve nga mediet për politikanët që s’i paguajnë tatimet, këta të fundit kanë dhënë dorëheqje.

    Në vitin 1976 zëvendëspresidenti i SHBA-vë, Spriro Agnew, kishte dhënë dorëheqje kur kishte pranuar se nuk i ka paguar taksat. Ai ishte gjobitur financiarisht dhe ishte dënuar me kusht.

    Edhe së fundi ka edhe raste tjera të ngjashme në botë, por asnjë rast i tillë nuk ka ndodhur deri më tani në Kosovë. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga skelet derisa ishte në krye të punës. Ngjarja ka ndodhur në...
    Lajme28 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për...
    Lajme28 Prill 2025
    Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Front Online se 54-vjeçarja e raportuar si e zhdukur në polici, është...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.