Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Kosovës Nait Hasani, i cili ka dorëzuar letrat kredenciale.
Me këtë rast Meta i shprehu mbështetje Hasanit, mbështetjen e plotë në kryerjen me sukses të misionit të tij në Tiranë.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, si tregues i maturisë politike, demokratike e institucionale të Kosovës.
Ai u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe vlerësoi se bashkëpunimi midis dy vendeve është stabilizues për rajonin dhe motivues për perspektivën euroatlantike.
“Liberalizimin i vizave për qytetarët e Kosovës është i domosdoshëm, dhe duhet të realizohet sa më parë”, – theksoi Presidenti Meta.

Të tjera
-
15:26 | 18 Shkurt 2021
-
15:16 | 18 Shkurt 2021
-
Zgjedhjet 2021Adriana Matoshi zyrtarisht bëhet deputete15:13 | 18 Shkurt 2021
-
15:08 | 18 Shkurt 2021
-
15:04 | 18 Shkurt 2021
-
15:01 | 18 Shkurt 2021
-
15:00 | 18 Shkurt 2021
-
Zgjedhjet 2021Refuzimi i disa zarfeve me vota nga diaspora, detaje të…14:55 | 18 Shkurt 2021
-
14:50 | 18 Shkurt 2021
-
14:41 | 18 Shkurt 2021
-
14:40 | 18 Shkurt 2021
-
14:35 | 18 Shkurt 2021