×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidenti i Brazilit rezulton pozitiv me COVID-19

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Mediat në Brazil konfirmuan sot se presidenti i vendit Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

    Mbrëmjen e djeshme Bolsonaro ishte vizituar në spital për një kontroll të mushkërive dhe për të bërë testin e virusit të frikshëm, pas shfaqjes së simptomave përfshi edhe ethe. Por në kontrollin e mushkërive ai kishte rezultuar “i pastër”.

    Bolsonaro ka anuluar tashmë të gjitha aktivitetet zyrtare.

    “Presidenti për momentin është në shëndet të mirë por do të mbetet në rezidencën e tij”, thanë përfaqësuesit, raporton TCh.

    Javët e fundit disa nga ndihmësit e Bolsonaro-s ishin infektuar me Covid-19, ndërsa presidenti shpeshherë është parë duke refuzuar masat mbrojtëse të koronavirusit si mbajtja e maskës apo distancimi social.

    Bolsonaro shpeshherë ka tentuar të mos i japë rëndësi pandemisë duke e quajtur vetëm një “grip i vogël” dhe duke kritikuar guvernatorët lokalë për bllokadat e izolimit që sipas tij shkaktojnë humbje të vendeve të punës.

    Brazili ka numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit në Amerikën Latinë dhe në total renditet i dyti vetëm pas SHBA.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nesër do ta pres në takim presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ashtu siç edhe njoftohet, takimi...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Presidenti turk Recep Tayip Erdogan pret që Rusia të pranojë një propozim armëpushimi për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, i shkaktuar...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nesër do ta pres në takim presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ashtu siç edhe njoftohet, takimi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një aeroplan i vogël që ishte nisur për në Danimarkë është rrëzuar në Alpe në Zvicrën juglindore, duke lënë të vdekur tre...
    Sport18 Mars 2025
    Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi, ka deklaruar se është gati të rikthehet në stolin e trajnerit. Pas shkarkimit nga Barça në fund të...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Kryeministri shqiptar, Edi Rama inspektoi të martën Bazën Ajrore të Kuçovës dhe u takua me punonjës të saj, i shoqëruar nga Ministri...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Përpara bisedës së tij telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, Vladimir Putin ka folur me bizneset ruse dhe u ka thënë atyre...
    Sport18 Mars 2025
    Tifozeritë e organizuara shqiptare nuk do të mundë të sigurojnë më bileta të rezervuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kjo e fundit...
    Lajme18 Mars 2025
    Në fshatin Burojë të Skenderajt të martën i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.