×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca: Osmani ia paraqiti Sørensenit vërejtjet për draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Presidentja Vjosa Osmani e priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

    Në takim është diskutuar edhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, draft-statuti i propozuar për themelimin e të cilit u refuzua të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese të vendit për vlerësim.

    Osmani, siç njofton Presidenca, ia ka shprehur Sørensenit disa vërejtje për këtë draft-statut.

    “Në takim me z. Sørensen, Presidentja Osmani paraqiti vërejtjet e saj për Draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga BE, vërejtje të cilat duhet të trajtohen me seriozitet në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të lëshuar pas takimit.

    Paraprakisht, Presidenca tha se Osmani ka theksuar “rëndësinë e stabilitetit politik pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 dhe nevojën konstituimit të institucioneve sa më parë, me qëllim të vazhdimit të reformave kyçe për integrimin evropian të vendit”.

    Në lidhje me dialogun me Serbinë, Presidentja Osmani “konfirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të lehtësuar nga BE-ja, duke theksuar rëndësinë e një zbatimi të plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve të arritura”, thotë Presidenca.

    “Sa i përket integrimit në organizata ndërkombëtare, Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, përderisa ripotencoi shkeljet e vazhdueshme të Serbisë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, përfshirë shkeljen e nenit 4 të marreveshjes së shkurtit 2023”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

    Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar për reformat e nevojshme. Ajo ka theksuar se, “në kontekstin e dinamikave të reja gjeopolitike, Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit dhe procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet, bazuar në parimin e meritokracisë”, siç njoftoi Presidenca.

    “Ajo ritheksoi gjithashtu nevojën për heqjen e masave të padrejta të vendosura nga BE-ja, në qershor 2023, duke theksuar ndikimin e tyre negativ në jetën e qytetarëve të Kosovës, pa dallim si dhe dëmtimin e vet procesit të dialogut duke e bërë atë të pabalansuar”, thuhet në komunikatë.

    “Kosova është dëshmuar tashmë si palë konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë, por edhe balansin e nevojshëm në dialog”, ka thënë Osmani.

    “Gjatë takimit u diskutua roli i NATO-s, në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, krahas institucioneve të Kosovës, sikurse edhe roli i EULEX-it, në kontekstin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për vdekjen e gazetarit dhe regjisorit slloven Iztok Tory, i cili kishte transmetuar i pari...
    Lajme20 Mars 2025
    Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka konfirmuar për Gazetën Express bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas Kozmaqit...
    Lajme20 Mars 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje mbi takimin që ka pasur me përfaqësuesin e ri të BE-së për dialogun Kosovë...
    Të tjera
    Vip20 Mars 2025
    Prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira, do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj, DJ Dagz, tashmë kanë...
    Lajme20 Mars 2025
    Krimet Ekonomike sot gjatë ditës kanë bastisur ministrin e Bujqësisë e cila drejtohet nga Faton Peci. Pas përfundimit të aksionit, Peci ka reaguar...
    Lajme20 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon në fshatin Novosellë, i cili dyshohej për kontrabandë me mallra. Në njoftimin thuhet se policia,...
    Lajme20 Mars 2025
    Analisti politik, Ben Andoni, ka thënë se bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës është një formë...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq nga Brukseli ku po merr pjesë në takimin e Këshillit Evropian, i ka reaguar Serbisë në lidhje...
    Lajme20 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Pas takimit është paralajmëruar konferenca për media.  ...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.