×
  • Lajme
  • Lajme

    Vd*es gazetari slloven që i pari transmetoi grevën e minatorëve të Trepçës, Kurti: E kishte tronditur opinionin publik

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për vdekjen e gazetarit dhe regjisorit slloven Iztok Tory, i cili kishte transmetuar i pari grevën e minatorëve të Trepçës në TV Sllovenia.

    Kurti tha se me publikimin e këtyre pamjeve kishte tronditur opinionin publik dhe kishte përçuar rezistencën politike të popullit shqiptar, në tërë Jugosllavinë

    “Me ndjesi pikëllimi e mora lajmin për vdekjen e gazetarit dhe regjisorit slloven Iztok Tory. Në dhjetë ditë e fundit të shkurtit të vitit 1989, kur minatorët e Trepçës ishin në grevë në horizontet e zgafellës së Xeherores së Stantërgut, Iztok Tory ishte i pari që i transmetoi pamjet e tyre në TV Sllovenia. Guximi dhe profesionalizmi i Iztok Toryt, për dokumentimin e grevës së minatorëve të Trepçës, përçoi fuqishëm rezistencën politike të popullit shqiptar, në tërë Jugosllavinë, duke e tronditur opinionin publik. Libri i gazetarit Iztok Tory, “Zogjtë në Kosovë”, është një dëshmi dokumentare me vlerë historike për ngjarjet në Kosovën e vitit 1989.”

    Kurti tha se Kosova do t’i jetë mirënjohëse përgjithmonë për këtë kontribut të tij për të vërtetën.

    “Ngushëllime familjes së Iztok Toryt, kolegëve të tij dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me të”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline është shprehur kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme...
    Lajme19 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Tëvë1, ka folur rreth synimit të LVV-së dhe GUXO për të...
    Lajme19 Prill 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të sot nga ora 10:00 deri...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2025
    Organizata që merren me të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë kanë lansuar më 14.04.2025  fushatën...
    Lajme18 Prill 2025
    Vlora Çitaku nga radhët e PDK-së, ka komentuar seancën e nesërme që do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, e cila është...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse së shpejti nuk...
    Lajme18 Prill 2025
    Faqja e madhe për lajme ushtarake “SOFREP” e ka ndarë një fotografi të një ushtari britanik dhe një djali të vogël gjatë...
    Lajme18 Prill 2025
    Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ka thënë se propozimi i dhënë nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, që në qershor...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.