×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Prapaskenat e largimit të Richard Grenell nga Berlini

    FrontOnline
    25 Maj 2020

    Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i ngarkuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi nuk kishte shumë miq në Berlin me mënyrën e tij jodiplomatike. Tani atë e pret me sa duket një detyrë e re në Uashington.

    Richard Grenell, ambasadori gjerman në Berlin pritet të dorëzojë postin e ambasadorit amerikan. Ai konsiderohet besnik i fortë i presidentit, Donald Trump dhe spekulohet, se fillimisht do të mbështesë Trumpin në fushatën elektorale. Të dielën presidenti Trump e lëvdoi ambasadorin Grenell me tone të larta për punën e tij si koordinator i përkohshëm i shërbimeve sekrete në SHBA. “Richard Grenell është një superstar”, tha Trump në një intervistë televizive. “Ai ka bërë një nga punët më të mira që kam parë ndonjëherë”.

    Ambasada nuk komenton njoftimet

    53-vjeçari i ngarkuar amerikan edhe për dialogun Kosovë-Serbi u thirr papritur në Uashington nga Trump për të marrë detyrën e koordinatorit të shërbimit sekret, të cilën më parë e kryente Jospeh Maguire, të cilin Trump nuk e kishte më me sy të mirë. Por të enjten senati konfirmoi John Ratcliffe si koordinator permanent të 17 shërbimeve sekrete.

    Që në shkurt revista amerikane “The Daily Wire” ka raportuar se Grenell i ka bërë të ditur Shtëpisë së Bardhë synimet e tij për largimin nga posti i ambasadorit në Gjermani. Por për këtë nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar as nga Shtëpia e Bardhë dhe as nga përfaqësia diplomatike në Berlin. Këtë linjë ndoqi ambasada edhe këtë të dielë.

    Zëdhënësja e Grenell është shprehur për një gazetë gjermane se nuk mund “ta konfirmojë aktualisht” raportimin për dorëheqjen e Richard Grenell. Nuk jepen komente për planet dhe udhëtimet e ambasadorit, thuhet.

    Richard Grenell i vetmuar në Berlin

    Richard Grenell, i cili e përfaqëson SHBA prej dy vjetësh në Berlin ka shkaktuar pakënaqësi në Gjermani si në Ministrinë e Jashtme edhe në zyrën e kancelares për shkak të mënyrës së tij të drejtpërdrejtë jodiplomatike. Nga opozita madje pati zëra për ta shpallur atë “person të padëshiruar”.

    Ambasadori amerikan, Grenell kërcënoi hapur firmat gjermane me sanksione, nëse vazhdojnë të bashkëpunojnë me Iranin. Buxhetin ushtarak gjerman, Grenell e vlerësonte si shumë të vogël dhe kërcënonte me largimin e ushtarëve amerikanë nga Republika Federale. Po ashtu ai shprehej hapur kundër gazsjellësit të Balltikut ‘Nord Stream 2’./DW

    Grenelli mbetet i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.