×
  • Lajme
  • Lajme

    Pozita dhe opozita në Gjilan nuk po bien në ujdi për seancat e Kuvendit Komunal

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Komuna e Gjilanit gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar për mbajtje të seancës në Kuvend Komunal me fillim nga ora 10:00, mirëpo pozita nuk mori pjesë në seancë.

    Në rend të ditës ishte kërkesa për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i planit të të hyrave vetanake të vitit 2023, në shumën e mbi 2.5 milionë euro.

    Asamblistja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Gresa Avdiu, ka shprehur shqetësimin e saj se deri tani i është bërë thirrje opozitës që t’i votojnë këto kërkesa, ndërsa sot në seancë mungon pozita dhe ekzekutivi.

    Këto sjelle të pozitës, Avdiu i quan turp.

    “Në rend dite ishte kërkesa për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i planit të të hyrave vetanake të vitit 2023, në shumën e mbi 2.5 milionë euro. Deri sot thirrje për opozitën që t’i votojnë këto bartje, e sot as pozita e as ekzekutivi në sallë. Turp”, ka shkruar Avdiu.

    Ndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit nuk lejon transmetimin e seancave për media dhe për qytetarë.

    Avdiu sa i përket kësaj, për Telegrafin thotë se ka skaduar kontrata dhe se të njëjtit nuk po e vazhdojnë më.

    Ndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit nuk lejon transmetimin e seancave për media dhe për qytetarë, derisa Avdiu për këtë thotë se ka skaduar kontrata dhe se të njëjtit nuk po e vazhdojnë më.

    Ndërsa, sa i përket ndërprjes së seancës së kuvendit kanë reaguar edhe nga komuna, derisa të njëjtit kanë deklaruar se opozitës nuk i ka mjaftuar transmetimi në kanalin zyrtar youtube edhe në atë të komunës.

    “Ka dështuar të mbahet sërish seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi opozita (LDK-AAK) ka lëshuar sallën nën arsyetimin se Komuna e Gjilanit nuk ka siguruar transmetim medial, siç ka qenë në të kaluaren. Opozitës (LDK-AAK) nuk i ka mjaftuar transmetimi në kanalin zyrtar youtube dhe në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në Facebook, duke theksuar se pa transmetim medial nuk mund të vazhdohen punimet”, thuhet në komunikatën e komunës.

    Tutje thuhet, se në emër të grupit të LVV-së asambleisti Ismajli Kurteshi, ka kërkuar nga këshilltarët komunalë të pozitës dhe opozitës që urgjentisht të ulen bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për ta zgjidhur problemin e për ta tejkaluar këtë situatë.

    Paraprakisht, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, tha se ka bërë kërkesa të vazhdueshme drejtuar ndaj kryetarit të Komunës për të siguruar transmmetim medial për mbajtjen e seancave, duke shtuar se deri tani nuk kanë marr ndonjë përgjigje. /Telegrafi/.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme30 Qershor 2024
    Nga sot është e hapur për qarkullimin e automjeteve autostrada Thumanë-Kashar. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, i...
    Lajme30 Qershor 2024
    Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se ka nisur vendosjen e tabelave për emërtimin e rrugëve, duke njoftuar që...
    Lajme30 Qershor 2024
    Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi homologun e saj të Armenisë, Ararat...
    Të tjera
    Lajme30 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq. Takimi do të...
    Lajme30 Qershor 2024
    Në dhjetëra raste presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë dy-tri viteve të kaluara denonconte Gjermaninë si “mbështetësja” e veprimeve të kryeministrit të...
    Lajme30 Qershor 2024
    Shefi i diplomacisë evropiane në largim Josep Borell, vlerësoi se gjatë mandatit të tij është bërë shumë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi,...
    Lajme30 Qershor 2024
    Deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka quajtur si premtim mashtrues ndërtimin e pesë shtëpive për të moshuarit që ishte premtuar nga...
    Vip30 Qershor 2024
    Ai nuk ka dyshim se është njëri nga personazhet publike më të përfolur për jetën private. Bëhet fjalë për Blero Muharremin, këngëtarin...
    Lajme30 Qershor 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, premtimin e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për ndërtimin e pesë shtëpive për të moshuarit, e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.