×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Populistët fituan zgjedhjet lokale në Çeki

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Partia populiste ANO e kryeministrit Andrej Babish ka fituar në zgjedhjet lokale në Çeki. Por ai do të ketë probleme të gjejë partnerë për koalicion.

    Partia populiste ANO e kryeministrit Andrej Babish ka fituar papritur dhe bindshëm në zgjedhjet lokale në Çeki. Ajo ka fituar 23 % të votave dhe ka zënë vendin e parë në 13 rajone çeke, kumtoi Enti statistikor në Pragë. Sipërmarrësi dhe miliarderi Babish foli në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve për një “rezultat të shkëlqyeshëm”, i cili i jep edhe më shumë energji për angazhim dhe qëndrim në politikë.

    Në prag të zgjedhjeve Babishi ishte nën presion të madh për shkak të dobësive në menaxhimin e krizës së pandemisë. Çekia dy ditë me radhë ka shënuar rezultate rekorde në rritjen e shifrave të të infektuarve me virusin Corona. Të premten janë regjistruar 3.793 raste të reja të infektimeve, ndërsa deri tani në Çeki ka pasur mbi 700 të vdekur nga Covid-19.

    Kush do të futet në koalicion?

    ANO e ka nisur fushatën parazgjedhore me moton “Vepra në vend të fjalëve”. Me këtë moto edhe fitoi zgjedhjet, por ajo nuk mund të gëzohet shumë, sepse do të ketë probleme shumë të mëdha të gjejë ndonjë parti tjetër për koalicion. Një prej shkaqeve pse kjo parti do të ketë shumë vështirë të bëjë koalcione është edhe rezultati katastrofal i socialdemokratëve CSSD, të cilët kanë qenë në koalicionin qeverisës, e të cilët kryesohen nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Jan Hamaçek. CSSD, e cila për vite të tëra ka qenë partia më e fuqishme në vend, në shumë rajone ka shënuar rezultate njëshifrore. Në disa vende socialdemokratët nuk janë futur fare në pushtetin lokal. Rritje të dukshme në zgjedhje kanë shënuar në veçanti partitë opozitare ODS dhe Piratët.

    Ndikimi i Gjermanisë

    Ndryshime janë shënuar edhe në rajonin Usti, në kufi me Gjermaninë, ku kryetari rajonal dhe një prej liderëve komunistë Oldrih Bubeniçek hoqi dorë nga kandidatura. Ekspetët thonë se ai që fiton në këtë rajon ka një influencë shumë të madhe edhe në bashkëpunimin me Gjermaninë.

    “Nëse qeveria lokale e mbështet këtë bashkëpunim atëherë edhe raportet janë më intensive dhe mund të punohet shumë”. Në zgjedhjet plotësuese për një të tretën e Senatit që janë mbajtur njëkohësisht me zgjedhjet lokale, vetëm në një nga 27 njësitë zgjedhore dihet fituesi. Pas shtatë ditësh do të mbahet balotazhi. Zgjedhjet lokale në Çeki konsiderohen si një test i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen vitin që vjen. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë më pak se 38 %/DV.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Bitcoin pësoi një rënie pasi investitorët iu përgjigjën debatit presidencial amerikan midis kandidates demokrate, Kamala Harris dhe rivalit republikan, Donald Trump, i...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb me një ‘shpërthim shurdhues’, me hetuesit që përpiqen furishëm të gjejnë shkakun....
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Kandidatët për president nga demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris dhe Donald Trump janë takuar sërish me...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media,...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Kandidatët për president nga demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris dhe Donald Trump janë takuar sërish me...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi sot se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat që...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në veri ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak katër të rinjve serbë për sulmin ndaj policëve....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.