×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pompeo thotë se bisedimet afgane ka të ngjarë të vihen në “diskutim”

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se bisedimet e ardhshme për paqen në Afganistan ka të ngjarë të vihen në “diskutim”, por ato janë mënyra e vetme për të arritur paqen.

    Pompeo i bëri komentet më 11 shtator ndërsa udhëtonte në Katar, ku është planifikuar të fillojnë negociatat midis talibanëve dhe qeverisë afgane më 12 shtator.

    Negociatat po zhvillohen në bazë të një marrëveshjeje që u nënshkrua nga Uashingtoni dhe talibanët më 29 shkurt, e cila synon që të përfundojë luftën dhe të mundësojë kthimin e trupave amerikane në shtëpi, duke i dhënë fund konfliktit më të gjatë të Amerikës.

    “Ne presim që të shtunën në mëngjes, për herë të parë pas gati dy dekadash, afganët të ulen në tryezë të përgatitur, për të zhvilluar diskutimet për mënyrën se si ta çojnë vendin e tyre përpara, për të zvogëluar dhunën dhe për të dhënë atë që po kërkon populli afgan – një Afganistan i pajtuar me një qeveri që pasqyron një vend që nuk është në luftë”, tha Pompeo.

    Pavarësisht procesit të paqes, dhuna në Afganistan ka vazhduar.

    Më 9 shtator, nën-presidenti i parë i Afganistanit, Amrullah Saleh i ka ikur me vetëm disa plagë të lehta asaj që është konsideruar tentim-vrasje ndaj tij.

    Si pasojë e sulmit kanë vdekur 10 persona.

    Bomba është thënë se ka shënjestruar një konvoj që ka bartuar 49-vjeçarin, ish-shef të inteligjencës dhe djalin e tij.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili garon për rizgjedhje në nëntor, ka thënë vazhdimisht se dëshiron t’i japë fund luftës më të gjatë të Amerikës, e cila filloi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Zotimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të sjellë ndryshime në qeverinë amerikane, nënkupton edhe reformimin e njërës prej agjencive kryesore...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, i cili ishte arrestuar në Podgoricë...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha të kthehet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, i cili ishte arrestuar në Podgoricë...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Driloni, më në fund ka pranuar hapur pëlqimin që ka për Sarën. Ai madje e pranoi...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha të kthehet...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka thënë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump,...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Olimpistja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku, kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, të organizuar nga Federata e Boksit...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Spektakli ‘Prime’ i 21-ti me radhë, sonte do të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.