×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Polonia do të braktisë Traktatin mbi Dhunën ndaj Grave

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Polonia do të ndërmarrë hapa javën e ardhshme për t’u tërhequr nga një traktat evropian mbi dhunën ndaj grave, që kabineti i krahut të djathtë thotë se shkel të drejtat e prindërve duke u kërkuar shkollave t’u mësojnë fëmijëve për gjininë, tha ministri i drejtësisë të shtunën.

    Zbigniew Ziobro tha në një konferencë shtypi se ministria e tij do t’i paraqiste një kërkesë Ministrisë së Punës dhe Familjes të hënën për të filluar procesin e tërheqjes nga traktati, i njohur si Konventa e Stambollit.

    “Ai përmban elemente të një natyre ideologjike, të cilat ne i konsiderojmë të dëmshme”, tha zoti Ziobro.

    Partia në pushtet Drejtësi dhe Ligj (PiS) e Polonisë dhe partnerët e saj të koalicionit pozicionohen ngushtë me Kishën Katolike dhe promovojnë një axhendë konservatore sociale.

    Qëndrimet e ashpra ndaj të drejtave të homoseksualëve ishte një nga çështjet kryesore të promovuara nga Presidenti Andrej Duda gjatë një fushate të suksesshme për rizgjedhje këtë muaj.

    Të premten, mijëra njerëz, kryesisht gra, protestuan në Varshavë dhe qytete të tjera kundër propozimeve për të refuzuar traktatin.

    “Qëllimi është të legalizohet dhuna në familje”, tha Marta Lempart, një nga organizatorët e protestës të Premten në një marshim në Varshavë. Disa protestues mbanin pankarta ku thuhej “PiS është ferri i grave”.

    PiS ka shprehur shqetësime për një kohë të gjatë për Konventën e Stambollit, të cilën Polonia e ratifikoi kur drejtohej nga një qeveri centrististe në vitin 2015. Qeveria thotë se traktati është mosrespektues ndaj fesë dhe kërkon mësime të politikave shoqërore liberale në shkolla, megjithëse në të kaluarën nuk ka shkuar deri në tërheqjen nga traktati.

    Ministri i drejtësisë, përfaqëson një parti më të vogël të krahut të djathtë brenda koalicionit qeverisës. Një zëdhënës i qeverisë nuk ishte i disponueshëm të shtunën për të komentuar nëse njoftimi i zotit Ziobro për planet për tu tërhequr nga traktati përfaqësonte një vendim kolektiv të kabinetit.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se dhuna në familje është rritur këtë vit në Evropë gjatë muajve të izolimit për shkak të përpjekjeve për të luftuar koronavirusin.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.