×
  • Lajme
  • Lajme

    Politologët mirëpresin kërkesat e Kurtit për vazhdimin e dialogut me Serbinë

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    Kushtet të cilat i vendosi kryeministri Albin Kurti për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, janë mirëpritur nga politiologët. Ata thonë se pa u plotësuar kërkesat e Kosovës në dialog, vështirë se do të ketë normalizim të marrëdhënieve në këtë aspekt.

    Kryeministri Kurti u kthye në Kosovë pa u takuar me presidentin Vuçiq në Bruksel.

    Shefi i qeverisë kosovare të mërkurën pati vetëm takime me ndërmjetësuesit e bllokut evropian pasi nuk pranoi të takohet me presidentin e Serbisë, pa i plotësuar tri kushtet që i parashtroi emisarëve.

    Dorëzimi i Millan Radojiçiq, institucioneve të Kosovës, nënshkrimi i marrëveshjes bazë dhe tërheqja e letrës së dërguar nga ish kryeministrja Bërnabiq, kundër avancimit të Kosovës si anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

    Por politologët e kanë mirëpritur qasjen e kryeministrit Kurti.

    “Kosova tregoi se është e gatshme për dialogun, por ky dialog është keqpërdorur, fryma e këtij dialogu është zbehur jashtëzakonisht nga Serbia, e cila në njërën anë nënshkruan marrëveshje pastaj armatos terroristët të cilët kryen akte agresive ndaj Kosovës. Përderisa nuk ka gatishmëri aq të lartë për të kryer obligimet e veta, kjo do duhej të ishte qasja që ka ndërmarrë politika e Kosovës. Prandaj qoftë nënshkrimi, qoftë largimi i rezervës që Serbia ka ndaj marrëveshjes, të trija janë keqpërdorim që po i bëhet dialogut”, tha politologu Dorajet Imeri.

    Madje, sipas, analistit Fidan Ukaj, pa u plotësuar kërkesat e Kosovës në dialog, vështirë se do të ketë normalizim të marrëdhënieve në këtë aspekt.

    “Siç duket është kriju kjo mos besimi dhe se Serbia nuk do të respektoi marrëveshjen duke dërguar letra në adresë të Bashkimit Evropian, dhe me të drejtë mendoj se Kryeministri ka kërkuar që të nënshkruhet marrëveshja e akorduar më herët, por në anën tjetër e kom pa si një armë të kryeministrit përballë presionit ndërkombëtarë se pa u realizuar këto tri kushte ose kërkesa të Kosovës nga Serbia, mundësia që të kthehmi në dialog është e vogël”, tha Ukaj.

    Pas dështimit të këtij takimi, kryeministri, Albin Kurti, në deklaratën e tij dhënë për medie, ka bërë të ditur se takimi i radhës midis dy kryenegociatorëve, do të mbahet javën e ardhshme/tv1/

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme01 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur që ishte kryer në nëntor të...
    Lajme01 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në krejt serinë e huqjeve në “X” e shënoi kulmin e kulmeve me huqjen e...
    Lajme01 Korrik 2024
    Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se diskutimet ishin më sfiduese se kurrë, duke iu referuar takimeve të ndara...
    Të tjera
    Lajme01 Korrik 2024
    Komuna e Vushtrrisë ka marrë një iniciativë specifike për mërgimtarët. Ky institucion nga sot do të hapë sportele të veçanta që ofrojnë...
    Sport01 Korrik 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet se afati kalimtar veror fillon më 2 korrik dhe përfundon më 1 shtator,...
    Lajme01 Korrik 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Kombëtare të Sllovenisë, ka kremtuar bashkë me kryeparlamentaren...
    Lajme01 Korrik 2024
    Dje është mbajtur Forumi i Dubrovnikut ku kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posaçëm i BE-së për...
    Lajme01 Korrik 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier....
    Lajme01 Korrik 2024
    Në datën 2 dhe 3 korrik, qeveria shqiptare ka shpallur 2 ditë zie, për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.