Policia e Kosovës, në një përgjigje për FrontOnline ka treguar se sa ka qenë numri i aksidenteve për dy muajt e parë të këtij viti.
Sipas Policisë, për dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 9 aksidente fatale me 9 të vdekur, apo 9 persona të vdekur më pak se sa në dy muajt e parë të vitit të kaluar dhe 4 aksidente më pak poashtu se sa në dy muajt e parë të vitit 2023.
Poashtu sipas Policisë së Kosovës, gjatë dy mujorit të këtij viti pra (janar-shkurt) kanë ndodhur 3127 aksidente me 1068 persona të lënduar dhe janë shqiptuar 117905 tiketa.
Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar, përjashtuar aksidente me fatalitet që ka pasur më pak, në rritje janë aksidentet me lëndime, me dëme materiale dhe tiketa të shqiptuara.